• |
ide | kryesore

Video/ Poker i Real Madrid ndaj Huesca, Inter i paralajmëruar

-Instant, F1, Sport, Video



Real Madrid përsëritet në Liga, pas suksesit në Clásico, e tani vë në shënjestër Interin, me të cilin do të përballet të martën në Champions League. Në Valdebebas përfundon 4-1 në favor të kampionëve të Spanjës, që tani kryesojnë kampionatin spanjoll. Ndeshja u sigurua në pjesën e parë me golat e Hazard e Benzema. Në pjesën e dytë vazhdoi monologu blancos falë golave të Valverde e sërisht Benzema, të ndërprera nga rrjeta e Ferreiro.


Real Madrid kalon kështu pa asnjë problem në shtëpinë e Huesca e, sigurisht të paktën për një mbrëmje është kryesuesi i ri i La Liga. Meritë e një ndeshje të diktuar nga fillimi deri në fund: një goditje fluturimthi e Hazard, në sugjerimin e Modric, ishte sinjali i parë, edhe pse përfundoi mbi traversë. Sergio Ramos provoi të imponohej në zhvillimet e një goditje këndi, por Andrés ishte i aftë të grushtonte. Portieri i Huesca nuk mund të bënte asgjë në të 40’ në një perlë të Hazard: kontroll, kthesë me të majtën që përfundoi në kënd. Avantazhi i belgut i dhe krahë blancos që gjetën edhe golin e dytë në pjesën e parë: kros nga e djathta e Lucas Vazquez, kontroll me gjoks dhe e majtë e kryqëzuar në shtyllën e dytë e Benzema kapitulloi për herë të dytë Andrés.


Kaluan vetëm 9 minuta pas rifillimit dhe mbërriti edhe trisi madrilen: kundërsulm i një kualiteti të lartë i kampionëve të Spanjës, u finalizuar nga Valverde, që kontrolloi e gjeti këndin e ulët të Huseca. Miqtë kanë forcën të paktën sa për të shënuar golin e flamurit në të 75’: snë një neglizhencë të Sergio Ramos, Ferreiro mposhi Courtois në asist të Rafa Mir nga brenda zonës. Sidoqoftë Benzema mbylli historinë me golin që fiksoi 4-1, falë një goditje me kokë nga afër. Fitorja e dytë radhazi në Liga për Real: Real Sociedad, Cadiz e Granada u parakaluan në klasifikim. Për një Real Madrid që tani udhëheq kampionatin spanjoll në pritjr të zhllokohet edhe në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *