• |
ide | kryesore

Adriana Matoshi bën publike lidhjen me 21 vjeçarin afrikan

-Instant, F1, Paparazzi



Adriana Matoshi, ka zyrtarizuar së fundmi lidhjen e saj të re me Keith Owen Groeneveld.

21-vjeçari me prejardhje nga Afrika e Jugut, i cili është shtetas belg, për një kohë të gjatë ka jetuar dhe vepruar në Kosovë. Ai ka qenë futbollisti i Feronikelit, gjersa më parë ka qenë pjesë edhe e akademisë së klubit të madh belg, Standard Liege. Por futbolli nuk është fusha e tij e vetme ku ai vepron, pasi Keith ka sprovuar veten edhe në muzikë. Ai i është futur rrugës së hip-hopit, teksa vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij të parë muzikor.

E përcjellur me kamerë nga emisioni “Prive”, Adriana u kap gjatë një shëtitje rutinore me të dashurin në Parkun e Gërmisë, ndërsa konfirmoi lidhjen me qendërmbrojtësin afrikan.

“Unë nuk jam tip që dal shumë. Ti e di që unë e kjam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ – po vetëm aq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë. Unë më përpara bnuk e kam njohur Keithin, as Keithi nuk e ka ditur kush jam unë. Nuk është dashuruar ky në mua për shkak se unë jam aktore, apo unë në të për shkak se ky është futbollist dhe ndoshta kjo e ka bërë që ne të jemi shumë të afërt. Ne jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *