• |
ide | kryesore

Arbitër se u dëmtua Pairetto, Piccinini i mohoi Interit penalltinë: “Nuk kërkojmë alibi, por ishte e dukshme”

-Instant, Sport



Pas 2-2 në shtëpi kundër Parmës, i pari që ka marrë fjalën si përfaqësues i Inter ishte Beppe Marotta: “Nuk kërkojmë alibi sepse për të fituar duhet të bësh gol – tha ai, përpara se të citonte episodet arbitrale -. Jam këtu për të denoncuar një boshllëk normativ, sepse nëse Var është, nuk mund të mos përdoret. Më duket shumë e thjeshtë të vlerësosh një penallti si ajo që nuk na u dha dhe është e drejtë që klasa arbitrale të bëjë më kujdes”.

Drejtuesi i zikaltërve është përqendruar në penalltinë e munguar për Perisic: “Besoj se është detyrë dhe e drejtë që të shprehemi për arbitrimet që kemi patur deri tani, po asistojmë në një varg vlerësimesh të gabuara. Boshllëku i rregullores është se Var ndërhyn vetëm në raste të gabimit ekstrem të një arbitri, por kjo nuk justifikon faktin se duhet të asistojmë në një vazhdimësi vlerësimesh të gabuara. Penalltia ishte e qartë, e pastër, flagrante. Arbitri duhet të jetë më i kujdesshëm e Var, duke qenë se është, duhet të përdoret për të evituar episode që ndikojnë në rezultat”.

Në minutën e 66° të Inter-Parma në krosimin e Hakimi, Perisic u mundua të marrë pozicionin në zonë për të goditur me kokë, por përqafohet nga pas nga Balogh. Kroati rrëzohet e proteston por për arbitrin Piccinini, i pozicionuar pas aksionit e pa lojtarë që e pengonin, nuk ishte faull. VAR i beson vlerësimit të arbitrit dhe nuk sinjalizon një gabim të rëndë, duke konfirmuar zgjedhjen e fushës.

Një kuriozitet për Piccinini (në fushë si arbitër pas dëmtimit të Pairettos pak minuta para ndeshjes: duhej të ishte arbitri i katërt): ishte arbitër në Benevento-Inter, e edhe në atë rast kishte situata që lojtarët zikaltër kishin kontestuar, si mungesa e një penalltie ndaj Sensit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *