• |
ide | kryesore

Del sondazhi i fundit/ Trump ngushton diferencën me Biden

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



2 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale amerikane, Donald Trump ka ngushtuar avantazhin me kandidatin demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden. Sondazhi i fundit i gazetës amerikane “The Wall Street Journal” tregon se Trump është 10 pikë prapa Biden me përqindje.

Ish-zëvendëspresidenti Biden dominon Trumpin me 52%, kundrejt 42% të mbështetjes që ka presidenti aktual shumë pak para zgjedhjeve. Sondazhi zbulon se gratë dhe të moshuarit janë kthyer kundër presidentit, me të dy grupet që favorizojnë Bidenin me diferencë dyshifrore.

Sidoqoftë, sondazhi tregon se gara po bëhet më interesante kur diferenca ngushtohet në 12 shtete. Në këto, Biden mban një epërsi prej 6 pikësh, përkatësisht 51%, kundrejt 45% sa ka Trump. Muajin e kaluar, epërsia e Biden në këto shtete ishte 10 pikë.

Avantazhi i Biden në shtetet më të lëkundura korrespondon në shumë sondazhe që tregojnë një garë të ngushtë dhe rrugë të mundshme që Trump të ndërtojë një shumicë të Kolegjit Zgjedhor pa fituar votën e popullit, siç ndodhi në vitin 2016. Zgjedhjet në SHBA mbahen më 3 nëntor. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Nuk esht pune komunistesh o shqipe po shqipetaret te shon interesin dhe per ne mire eshte te fitoi Biden Tramp i duhet rusis e serbis

  2. Kur arrin sondazhet e Sorros te thone qe po ngushtohet disctance do te thote qe Trump eshte perpara. Sipas sondazheve ne amerike suimica eshte per Trump, prisni dhe do shihni. Nuk votojne amerikanet per nje njeri qe e mban e shoqja per dore se mos bjere nga shkallet dhe qe harron dhe emrin e vet ngaqe vuan me dementia. Ai eshte vene si fasade nga e majta ektreme ne amerike por sbesoj se do fitoj

  3. Biden???Po si mund tja japin votën një të sëmuri që i rinë me bide-n nga mbrapa për të kryer nevojat??Trump mund të mos jetë i përkryer por në krahasim me Biden është diçka më tepër.Zgjedhësit amerikanë janë pragmatistë në shumicë dhe do zgjedhin atë që i mbush xhepin.Dhe Trump atë ka bërë dhe do bëj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *