• |
ide | kryesore

F1/ Garë e paharrueshme në Imola e Hamilton: Mercedes kampion për Konstruktorë, anglezi një hap larg kurorës

-Instant, Sport



Sukesi i nëntë sezonal për Lewis Hamilton në Imola, dopieta e pestë e Mercedes falë edhe vendit të dytë të Valtteri Bottas në një GP të Emilia-Romagna të trazuar në fund nga Safety Car që u fut në pistë. Në shkallën e tretë të podiumit ngjitet, ashtu si në Nuerburgring, Daniel Ricciardo. Ferrari në vendin e pestë me Charles Leclerc (pas shpinës së Daniil Kvyat) e i 12 me Sebastian Vettel, i tradhëtuar nga një pit stop i ngadaltë. Mercedes për të shtatën herë radhazi është kampion bote për Konstruktorë.

I zhgënjyer e nervoz pas kualifikueseve, i jashtëzakonshëm e i pashtershëm në garë: Lewis Hamilton bën një performancë të mrekullueshme në Imola. I kaluar në start nga Max Verstappen, Hamilton ndoqi Bottas e hollandezin për rreth njëzet xhiro për të marrë më pas kreun në pit stop. Kjo e dërrmoi psikologjikisht Bottas që, më pas, vuajti presionin e Verstappen, që arriti edhe ta kalonte në
Variante del Tamburello.

Nuk ishte fati që piloti i Red Bull të ngjitej në podium me dy “All Blacks”. Në xhiron 51 në fakt edhe piloti i Red Bull ka dëmtuar makinën nga një pjesë e mbetur. Safety Car në pistë e gara e rihapur, por jo për fitoren. Hamilton fitoi GP e nëntë sezonal (të 93-in në karrierë) ndërsa Bottas duhet të kënaqet me kompletimin e suksesit e pestë të dyfishtë të Shigjetave të Zeza. Titulli i Konstruktorëve numër shtatë (radhazi!) për Mercedes, titulli i Pilotëve – njësoj numër 7 – për Hamilton që do ta provojë që pas 15 ditësh në Turqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *