• |
ide | kryesore

Flet drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” pas vetëvrasjes së pacientit me COVID-19: Na tronditi

Lajme, Të fundit



Pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme ku një pacient me COVID-19 u vetëflijua, duke u hedhur nga kati i katërt, spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka dalë në një deklaratë për mediat.

Drejtori i këtij spitali, Perlat Kapisyzi theksoi se deri në momentin e fundit të jetës pacienti Preng Gjonaj nga Tropoja nuk kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

“Na ka tronditur ne si staf i personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit. 53-vjeçari u shtrua në 25 tetor, i cili i është nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekimit sipas protokollit të trajtimit të pneumonisë nga SARS-COV 2. Në emër të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” i shprehim ngushëllime familjeve të pacientit. Sipas të dhënave të disponueshme që ne kemi, që nga shtrimi deri në momentin e fundit, nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jonormale. Ky është një moment i vështirë për ne dhe do të kërkonim mbështetjen e të gjithëve. Dhe ju për të vazhduar këtë luftë në shpëtim të jetëve të pacientëve. Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve dhe të tonit”, tha Kapisyzi.



2 Comments

  1. O maluketer ju beni gjilpera per depresion per tu vetvrare.Kete e tregoi dhe -Manastrillica-ku th;do vendosim kete trajtojme dhe ke jo .Moj baxhelle jeta ec’do njeriu eshte e shenjte .T vendoske kush do ngelet gjalle dhe kush jo .Jepini perdorni metoda te ndryshme per ti zhdukur se paguhen mire nje -viktime -18 mije euro- .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *