Hotele luksoze, plazhe të mahnitshme, një kamp golfi fantastik, pamje spektakolare të oqeanit, një spital privat, 54 vila, pishina etj. Të gjitha këto gjenden në një vend të vetëm, gadishullin Punta Mita, “parajsa” e Meksikës e zgjedhur nga më të pasurit e botës për t’u larguar nga pandemia.
Asgjë nuk është normale aty, por gjithçka është luks, paqe dhe çlodhje. Në korrik ishte modelja Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj muzikant, John Legend, të cilët morën me qira Villa Tesoro, që ka 7 suita. Çmimi? 8500 dollarë nata. Në Casa Aramara kanë qëndruar yje si Eva Longoria, Jennifer Aniston dhe Demi Moore.
Gjatë muajve të pandemisë, ky kompleks turistik ka pasur fluks të madh kërkesash, sidomos nga Hollivudi dhe nga elita e ekonomisë amerikane. Menaxheri i Punta Mita i tha “El Pais” se mesatarja e qëndrimit të yjeve ka shkuar nga 9 ditë, në 23 ditë. Që do të thotë se kjo “parajsë” është kthyer në vendstrehim në kohën e Covid-19.
Me plasi taulanti!
HAHAHAHAAAAA … KESHTU THA DHE DHELPRA KUR SE KAPI RRUSHIN
Kemi ca kohe qe s’e shohim Olsin, bastardin tjeter te kristaqit….
KA VENE AQ LEKE ME LLOTOT QE JA FALI PALLOSHI , SAQE ESHTE MBYLLYR NE SHTEPI NGA DILEMA SE KE ISHULL TE BLEJE , APO TI BLEJE TE GJITHE ?