• |
ide | kryesore

Justin Bieber tregon për depresionin e muajve të kaluar

-Instant, Paparazzi, Slider



Kohëve të fundit Justin Bieber është treguar tejet i hapur për të folur për problemet me shëndetin mendor. Së fundmi, në dokumentarin e tij të fundit në YouTube Originals, “Justin Bieber: Next Chapter” (Justin Bieber: Kapitulli i ri), këngëtari u shpreh se ka përjetuar mendime vetëvrasjeje në të kaluarën.
“Ka pasur momente kur kam pasur vërtet mendime vetëvrasjeje. Mendoja nëse do të shuhet ndonjëherë kjo dhimbje? Ishte kaq e qëndrueshme, dhimbja ishte aq e qëndrueshme.” – tha ai.

Pas publikimit të dokumentarit, Justin shkroi në Twitter se ndihet mirë dhe këto muajt e fundit e kanë ndihmuar që të rritet, të ndihet më i lumtur dhe më i shëndetshëm. “Dua t’i inkurarjoj njerëzit: Hej, nëse ndiheni të vetmuar, flisni. Thuajeni me zë të lartë. Do të liroheni. Unë duhet ta kisha shmangur këtë dhimbje.”

Ai lidhi betejat me shëndetin mendor pjesërisht me faktin që u vendos në qendër të vëmendjes në një moshë fare të vogël.  “Justin Bieber: Next Chapter” ka për qëllim t’u ofrojë shikuesve dhe fansave të këngëtarit një vështrim ekskluziv për tetë muajt e fundit të jetës së Bieber në një kohë të pashembullt pasigurie shëndetësore



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *