• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë pa surpriza: Pogradeci e ekzagjeron me nëntë, Vllaznia bën shtatë e Partizani pesë

-Instant, F1, Sport



Nuk ka pasur surpriza në ndeshjet e këtij grupi, me skuadrat e Superiores, që kanë arritur të gjitha fitore, pa vënë në dyshim kalimin në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Për Grupin A, Tirana nuk e ka patur të vështirë të kalojë 4-1 Shkumbinit, në një ndeshje të dominuar nga ekipi i Egbo. Katër gola shënon edhe Teuta, ndërsa nuk zhgënjen as Laçi: durrësakët mposhtën Tërbunin, ndërsa kurbinasit Vorën. Fitore mori edhe Bylisi, që mposhti 2-1 Veleçikun. Del nga kompeticioni Flamurtari, i mundur në Vlorë 2-1.

Për Grupin B, Kukësi nuk ka zhgënjyer, duke mposhtur 5-0 Maliqin. Dopieta e Eze dhe golat e Ibraimit, Kotobelli dhe Gavazjat i dhanë fitoren verilindorëve. Pesë shënoi edhe Partizani përballë Ilirisë, duke treguar një nivel të mirë për skuadrën e Dajës. Edhe Pogradeci shkatërroi 9-1 Orikun, duke fiksuar rezultatin më të thellë të raundit të parë, ndërkohë që Skënderbeu mposhti minimalisht Tomorin.

GRUPI A

TIRANA-SHKUMBINI 4-1
Ramazani 26′ (autogol), Vrapi 39′, Muçi 41′, 73’/ Mustafaraj 52′

LAÇI-VORA 3-0
Nuabueze 6′, 46′, Malota 18′

TEUTA-TËRBUNI 4-0
Jazxhi 37′, Kapllani 38′, Gruda 52′, L. Vila 54′

BYLISI-VELEÇIKU 2-1
G. Lika 12′, Trumci 34’/ Shekaj 93′

FLAMURTARI-DINAMO 1-2
Mukoj 75’/ Xhixhiua 68′, Da Silva 90′

KASTRIOTI-BURRELI 2-1
Shkalla 55′, Okebuku 82’/ Mallunxa 75′

BESËLIDHJA-EGNATIA 1-1 (3-4)
Hoxha 66’/ Magani 61′

KORABI-ERZENI 2-0
Skuka 68′, Xhebrahimi 84′

GRUPI B

KUKËSI-MALIQI 5-0
Z. Gavazaj 2′, Kotobelli 27′, Eze 65′, 82′, Ibraimi 78′

SKËNDERBEU-TOMORI 1-0
Mensah 25′

PARTIZANI-ILIRIA 5-0
Solomon 22′, 57′, J. Asani 38′, Broja 52′, Melo 68′

VLLAZNIA-DEVOLLI 7-0
Dilaver 6′, 36′, 65′, Imeri 11′, H. Marku 25′, Isaevski 57′, Jonuzi 63′

APOLONIA-TURBINA 4-1
Kofi 23′, Gjata 26′, Mihana 48’Ekemini 88’/ Sollaku 83′

POGRADECI-ORIKU 9-1
Abazaj 2′, 63′, Dragoj 4′, 14′, Topllari 10′, Kasa 25′, Tako 37′, Balla 72′, Toma 85’/ Shaba 59′

LUSHNJA-BESA 0-1
Keina 115′

RAUNDI I DYTE

Grupi A

Tirana-Korabi

Laçi- Egnatia

Teuta-Kastrioti

Bylisi-Dinamo

Grupi B

Kukësi-Besa

Skënderbeu-Pogradeci

Partizani-Apolonia

Vllaznia-Elbasani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *