• |
ide | kryesore

Llogaritë e zgjedhjeve/ Pse ka mundësi të fitojë Biden dhe shtetet ku shpreson Trump

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Si janë sondazhet në Pensilvani (20 zgjedhës të mëdhenj në kolegj) , në Micigan (16) dhe në Wisconcin (10)

Donald Trump ka shpeshtuar postimet në Twetter për “fake polls”, sondazhet e rreme dhe këmbëngul se ajo që ndodhi katër vite më parë do të përsëritet. Por dy ditë përpara zgjedhjeve persidenciale amerikane presidenti është shumë mbrapa në sondazhe në krahasim me Bidenin. Mesatarja e të gjitha sondazhe të kryera në tërë amerikën i japin kandidatit demokrat një epërsi nga 8 deri në 10 pikë.

E keqja është se edhe në 2016 të gjitha sondazhet nxirrnin fituese Hilari Klintonin por realiteti tregoi tjetër gjë. Ata që po sondojnë zgjedhësit amerikanë këtë herë pretendojnë se mes dy garave presidenciale ka ndryshim. Hilari Klinton erdhi duke e zvogëluar diferencën duke e zbritur në 4 pikë dhe ra ndjeshëm sidomos në dy javët e fundit. Ndërsa këtë radhë thonë ata, që kur të dy sfiduesit janë bërë kandidatë zyrtarë përpara tre muajsh diferenca ka qenë pak a shumë e njëjtë. As debatet televizive dhe as infektimi me Covid i Trumpit nuk e lëkundën atë.

Por për të kuptuar më mirë lojën me shifrat duhet ditur sistemi i zgjedhjes së presidentit në SHBA. Ai përzgjidhet nga një kolegj i përbërë nga 538 zgjedhës të mëdhenj, të cilët e marrin këtë të drejtë në bazë të  votimeve që kryen secili shtet sipas numrit të popullsisë që ai ka. Për të fituar një kandidat duhet të ketë së paku votën e 270 zgjedhësve të mëdhenj.

Në grafikun lart me blu shtetet ku Biden është mbi 5%, me të kuq shtetet ku Trump është mbi 5%, me gri ato ku diferenca me kandodatëve është nën 5 %

Në 2016 Trump e siguroi fitoren për 78 mijë vota më tepër që kishte në Pensilvani (20 zgjedhjës të mëdhenj në kolegj) , në Micigan (16 zgjedhës të mëdhenj) dhe në Wisconcin (10) tre shtete industriale të “Rust Belt”, këtij rrypi punëtori të velilindjes së SHBA.

A ka gjasë që një gjë e tillë të rindodhë sërisht?

Jo, sepse në këto tre shtete ish zv presidenti i Obamës kryeson me mbi 5 pikë. Nëse kjo diferencë konfirmohet edhe në kutitë e votimit Biden është automatikisht fitues.

Po a është Trump përfundimisht i humbur? Sipas analistëve të sondazheve misioni i tij është totalisht i vështirë, të gjithë faktorët duhet të kthehen në favor të tij më shumë se në 2016 që presidenti të sigurojë mrekullinë e rizgjedhjes. Ai duhet të fitojë detyrimisht disa shtette ku gjendet rrotë më rrotë me Biden, si Florida (29 zgjedhës të mëdhenj). Ai duhet të përmbysë situatën në Pensilvani ku është 5 pikë mbrapa. në Micigan dhe në Wisconsin e ka pothuajse të pamundur se aktualisht gjendet me -9 pikë.

Natyrisht, sjellja e zgjedhësve amerikanë mund të ndryshojë papritmas nëse njëra palë arrin të mobilizojë më shumë votues sesa tjetra. Por 66% e votuesve të 2016 tashmë e kanë hedhur paraprakisht votën e tyre dhe numrat tregojnë se këtë radhë numri i të pavendosurve është më i ulët, gjë që e ul mundësinë e një përmbysjeje in extremis.

Autorët e sandazheve sigurojnë gjithashtu se kanë mësuar nga gabimet e tyre të së shkuarës. Një nga gabimet e 216 sipas tyre ishte numri i njerëzve me diplomë të cilëve u ishe marrë mendim duke e rritur artificialisht shifrën e Hillari Klinton. Sipas këtyre llogarive një ditë para votimit, FiveThhirtyEight thoshte se Klinton kishte 71% të shanceve të shpallej fituese. Mbrëmë i njëjti shpallte fitoren e Biden me probabilitet 90%.

Burimi: Le Journal du Dimanche/Përgatiti Lapsi.al



7 Comments

  1. Keto llogari e sondazhe u bene dhe nje dite para zgjedhjeve te 2016 dhe nxorren Hillyn e Billyt fituese me shume pike para Trump…

  2. Historia e këtij regjistrimi ka nisur kur një emision i njohur investigativ televiziv, u përpoq të hidhte dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të fillim viteve ’80 në Tiranë: dëbimin e mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi nga Tirana pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut.

    Ngjarja impikon drejtpërdrejt ish-mjekun Sali Berisha, asokohe sekretar partie. Janë detajet e një drame njerëzore që dëshmon personalitetin e njeriut që ka udhëhequr Shqipërinë e post-komunizmit.

    1. Or Ethem bythqir Lalaj Gomarica madhore e rrjeteve sociale!
      Aq keq te ka hyre thelle ne bythe rrocka e Saliut sa shkruan per te edhe kur shkrimi eshte per zgjedhjet ne Amerike mor kurve plak?

  3. Jam dakort me komentin e ores 15:20 qe Trump nuk do ndihmohet nga ruset, sepse per ruset nuk ka me mire se sa nje gomar ngordhalaq ne buze tengordhjes si Biden ne White House

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *