• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta 36 vjeç kapiteni historik: Hearts fitojnë derbin, pastaj tronditen kur marrin lajmin: “Fitorja për ty”

-Instant, Sport



Klubi skocez i Hearts ka vendosur ti dedikojë gjysëmfinalen e William Hill Scottish Cup të fituar në derbin me Hibernian, ish-kapitenit historik Marius Zaliukas, pas vdekjes së tij në moshën 36 vjecare. Ish-mbrojtësi lituanez i kishte udhëhequr Hearts në finalen e Kupës së Skocisë kundër Hibernian në 2012, gjatë 7 viteve në të cilin ka luajtur në Tynecastle (Edimburg, stadiumi i Heart of Midlothian) e më pas ka luajtur për Leeds e Rangers. Tekniu i Hearts Robbie Neilson ka sqaruar se Zaliukas ishte i sëmurë nga një sëmundje e motoneuroneve. Lajmi është njoftuar nga Federata lituaneze gjatë gjysëmfinales së Hearts, në Scottish Cup, kundër rivalëve të qytetit të Hibernian: “Marius ka inspiruar shumë lojtarë të rinj e kontributi i tij në futbollin lituan nuk do të harrohet kurrë. Në emër të komunitetit futbollistik lituanez, shprehim ngushëllimet tona më të ndjera për familjen e Marius”.

Të gjithë në Heart of Midlothian Football Club kanë mbetur të tronditur kur kanë mësuar vdekjen e ish-kapitenit Marius Zaliukas: “Do të ketë një nderim të plotë, por për tani i dërgojmë mbështetjen tonë familjes e miqve të Marius. Kjo fitore ishte për ty, kapiten”. Tekniku i Hearts Robbie Neilson ka shtuar: “Jam krejtësisht i shkatërruar. E mësova lajmin pak para fillimit të ndeshjes, lojtarët nuk e dinin, e mësuan vetëm pas ndeshjes. E njihja mirë Marius, kami qenë për disa vite bashkë. Është e drejtë që arritëm të mposhtim Hibs në Hampden Park sepse nëse mendon për Marius si lojtar është ajo ndeshje 5-1 e fitimi i kupës që është momenti prekës. Shpresojmë që ti japim pak ngushëllim familjes sonte, nëse është e mundur, me këtë fitore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *