• |
ide | kryesore

PD për godinën e inaguruar si të re nga Erion Veliaj: Ju ka mashtruar, brenda është ndryshe

Lajme, Të fundit



Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ka treguar përmes pamjeve një godinë në Baldushk, në gjendje të keqe nga brenda, të inaguruar nga kryebashkiuaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Këlliçi shprehet se Tirana ka në krye një mashtrues, që bën vetëm fasadë e propagandë.

“Sot jemi në Njësin Administrative Baldushk. Kemi ardhur këtu ku vetëm para 4 muajsh është bërë një investim dhe inagurim nga kryemashtruesi i Tiranës me vlerën 530 milionë lekë. Vetëm për këtë farsë dhe propagandë që ne do ju tregojmë sot janë paguar 40 milionë lekë në kohë pandemie. Ju shihni një godinë të mirëorganizuar, një fasad të bukur të rregulluar të meremetuar dhe shihni një pamje krejt normale të një godine moderne. Këtë ju ka shitur kryemashtruesi në muajin qershor të këtij viti, në mes të pandemisë, në mes të krizës ekonomike si një histori suksesi. Ju ka treguar pamjet fantastike, ju ka ardhur këtu me dhjetra gazetar, me kameraman, me fotograf dhe ka prodhuar video nga më të bukurat. Po ne sot në fakt kemi ardhur pët t’iu treguar realitetin. Kemi ardhur për t’u treguar se si kryemashtruesi i Tiranës tallet me ju, gënjen, mashtron dhe vjedh qytetarët, vjedhë taksat tona.

Shiheni këtë godinë. Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë. Po se çfarë ndodhet brenda godinës do ua tregojmë tani. Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës. Ka ardhur këtu në mos gaboj në datë 25 apo 26 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut. Një godinë që edhe në videon e promovuar nga ai vetë nuk i gjen dot funksionin, është tërësisht jashtë funksionit. Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë. Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje.

Sigurisht mund t’i ishte ardhur në ndihmë. Në ndihmë atyre familjeve që sot jetojnë në çadër. Të lutem shiheni pak godinën këtu se sa e bukur duket, shiheni inagurimin që ka bërë kryemashtruesi, dhe vetëm sapo këndi thyhet shohim anën tjetër të godinës dhe realitetin.

Dhe ky është realiteti. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë qytetarëve të Tiranës. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë taksapaguesve të Tiranës. Si çdo punë që Rilindja bën me kryeregjizorin dhe skenaristin e saj, kryemashtruesin e Bashkisë Tiranë çdo gjë është farsë, çdo gjë që ju shesin, videot e suksesit, janë propagandë. Fasada është një dhe e vërteta është një tjetër.

Brenda kësaj godine ne do ju tregojmë se kjo godine sot funksionin e vetëm ka të mbaj mullar me bar e të mbaj lopë e të mbaj pula. Ndërkohë që në videon që ju ka treguar kryemashtruesi ju flitet për një godinë multifunksionale nga më moderne që inagurohet për herë të parë në Baldushk dhe që do i sjell gjallëri jetës kulturore dhe artistike të zonës. Mashtrues, boll u talle me qytetarët dhe siç e kemi dhënë premtimin, çdo ditë do të jemi këtu për t’iu treguar propagandën që ju bën mashtruesi dhe për t’ia çmontuar këtë farsë të shëmtuar që jo vetëm tallet ky njeri me taksapaguesit por keqmenaxhon fondet publike dhe taksat tona në mes të krizës ekonomike, në mes të pandemisë botërore COVID-19.”, deklaroi Këlliçi.



18 Comments

  1. Do hyjne ne librat e historise se si politikani eshte Mashtrues serial dhe gazetaret e pronaret e midiave qe shkojne si pula e rregjistrojne cfare do ai.

    Prandaj populli nuk beson me TV dhe lajmet e tyre.

    Turp!!

  2. Kjo eshte “rilindja” ne te vertete. Boje e furça nga jashte dhe bajga e mut nga brenda. Pse? Pergjigja eshte e thjeshte. Parate. 530 milione per nje fasade jane pergjigja.

    1. O Berat.. ti nuk qenke me i mire se Veliaj.. Dhe ti po genjen. Per godinen ne fjale jane paguar vetem 40 miljon lek te vjetra.
      I tere projekti i rindertimit te qenderes se Baldushkut vlen 530 miljn lek. Ne projekt jane 5 godina dhe sheshi perpara.

      1. Ore LT !
        Po pse mo mës qenka herë e parë që e bën këtë mashtrim flagrant të publikut Lal Plehu ?
        Pa kujtohu njëherë për gënjeshtrat e tij të shumta që fillojnë me “kompjuterin e vjedhur”, dasmën me paratë e pensionit të mamasë, pasurimin duke shitur fiq, gënjeshtra që turpëroi gjithë Shqipërinë sepse u hodh deri në parlamentin europian (shtatëzanësia e Griseldës”, gënjeshtra se Tirana nuk kishte më nevojë për ndërtime, e mandej ja kaloi edhe Ramës me leje ndëtimi korruptive, incenerattori i Tiranës, gënjeshtra se Teatri kombëtar ishte një gërmadhe prej kartoni që do ta rafshonte një tërmet i lehtë,, gënjeshtrat e përmuajshme kur dërgonte video në televizionet shqiptare se gjoja po mbillte pemë në Tiranë, e në të njejtën ditë e orë rezultonte se ndodhej në qytete të Europës etj.etj.etj.
        Kjo gënjeshtra me shtëpinë e kulturës së Balldushkut mund të jetë vetëm një nga mijra gënjeshtrat e tij që janë demaskuar në publik.

  3. Ju te PD me duket se i mbroni keta KY QENE BIRE QENI ESHTE PERSONI QE HUMBI NJEHER E PERGJITHMON HAPJEN E NEOGOCIATAVE ME SKENARIN REGJIN AKTORIN DHE MUZIKEN ME GRISELDEN E SHKRET NE SHTATOR 2013 KJO ESHTE BERE VETEM PER TE SHTYRE NEGOCIATAT DHE PASTAJ MOS TE HAPEN KURRE KY ESHTE MASKARAJ QE NE CDO 100.M KA DHENE LEJE PER KULLA SHUMKATESHE KY LOQE ESHTE QE NE CDO 100,M ESHTE VENE NJE KJOSK DHE PER KETE ESHTE NGUSHTUAR CDO RRUKE E TIRANES ME NJE KORSI KU LALA PLEHU ESHTE AI I FIQEVE QE SLEN ASNJE NJERI TE SHES ABULANT QE TE SHKOJNE TE GJITHE TEK KJOSKAT E TIJ KY LAL PLEHU QE DASMEN JA BEN NENA NUK KA LENE ASNJ PARKI PA PAGES DHE VETEM I GJOBIT TE TERE SHQIPTARET KY LAL PLEHU QE KUR RAMA I SHANTE -OFENDONTE XOXEN KY I KTHEHEJ BERISHES PSE E PERSERIT SKA GJE KU E THA TI MOS E PERSERIT. KY DUHET TE JETE NE BURG POR JU E MBRONI ME DUKET…

  4. Sapo pash videon e Veliajt ne Qershor. Me sa kuptova une , i githe ‘ demaskimi ‘ i PDs vjen per nje godine , restaurimi i se ciles qe ka kushtuar 40 miljon leke ( te vjetra) nga 530 miljon ( lek te vjetra) , pra vetem 8%, qe ka kushtuar i gjithe projekti i rikonstruktimint te qendres Baldushk .
    Pra te jemi pak me te sakte, me 40 miljon leke jane vene mbi 20 dritare duralumini, lyerje, suvatim , izolim tarace, tubat kullues , dyert e fasades se godines dhe nuk ka mjaftuar fondi per te perfunduar pjesen e pasme te fasades dhe ambjentet e brendshme te saj .
    Kjo histori me duket se ajo gota e mbushur gati 80% me uje dhe PS propagandon 80% sikur te ishte 100% dhe PD propagandon ( demaskon) ate 20% e pa perfunduar sikur te ishte 100% e pa perfunduar.

      1. Nuke mora vesh ne komentin tend kete hajdutllikun qe eshte bere 2 here ?
        O njeri i zotit, Nese godina do te ishte imja ( private) une nuk do te arrija ti beja tere ato punime me 40 miljon lek te vjetra . Kjo eshte e sigurte. Problemi eshte , se ai 40 miljonsh eshte komplet i pa mjaftueshem per ta purfunduar komplet godinen , brenda dhe jashte.
        Do te ishte shume me e ndershme nga Veliaj qe ne videon e propagandes qe beri ne Baldushk ne Qershor te thoshte.. qe kjo godine nuk ka perfunduar akoma..
        Kjo eshte histori shume e vjeter ne politike , disa shikojne pjesen e pa mbushur te gotes me uje dhe disa shikojne pjesen e mbushur te saj.

        1. Thjeshtë është suvatuar fasada, janë vënë dyer e dritare të reja nga ana e rrugës e gjithë godina nuk ka asnjë funksion por mund të përdoret për pulari apo stallë lopësh. e ky “zdromsi” i pacipë, thërret mediat për ta filmuar nga jashtë për tu mburur se ja si e ka transformuar “qendrën e kulturës” së Baldushkut.
          Jo po janë harxhuar kaq apo aq lekë. Jo po është mbushur gota në gjysëm apo plot.
          Po pëlcinsi sytë o të verbër e naivë.
          Përse nuk demaskoni mashtrimin që duket haptazi, po luani kungulleshkat ?

        2. Kjo qenka histori “shumë e vjetër në politikë” e mbylleni gojën e mos flisni shkruan këtu ky Lartmadhëria e Tij, LT
          Sa e vjetër është ?
          Mos kërkon të hidhemi në kohën e ndritëshme të Dullës kur Shqipëria ishte bërë kopështi i lulëzuar i socializmit në botë ?

    1. Jo jo NRY.. Shikoje vidjon e PDs kur thote se me keto leke mund te paguhej ndihma sociale per 1000 familje ne nevoje per nje muaj.

      Mesatarisht ndihma sociale per nje familje eshte rreth 40-50 mije leke te vjetra ne muaj. Pra 1000 familje x 40 000 lek = 40 miljon te vjetra.

  5. FUTINI NE BURG DERISA TE KALBET DHE MOS NA BENI DERR DERR .
    SE KUR VINI NE PUSHTET I HARRONI TE GJITHA SIÇ ATA HARROJNE PISLLIQET TUAJA .
    NUK DUAM ME BANDA TE VESHURA ME PUSHTET . NUK DUAM SUNDUES . NUK DUAM PROPAGANDE .
    DUAM DREJTESI , DUAM BARAZI , DUAM HUMANIZEM .

  6. Por -veledini- e -inaguroi -o myryqyf-beri show me kamera e gazetare ,ajo ndertese nuk beka as per stalle derrash – o -L-T-LATYRE.

  7. o budall rilindas me indicialin L.T. velia duhet te futet ne burc per disa arsye per mashtrimim vjedhie dhe sikur 1 euro te kishte shperdoruar dhe jo me 4o mije te reja apo te vjetra per nje ivertim pa asnje qellim per kete popull jane si shume dhe ti na del e na ben tymusen krimi dhe pa pergjegjshmeria hajduteria fallcifikimi mashtrimi jane njelloj dhe duhen denuar se per ndryshe keto po na gllberojne dhe po na marin shpirtin

  8. Ky jevgu kerkon te afirmohet ne PD me histori tip Babale.
    Shkon e merr ca foto te nje godine qe ska qene pjese e projektit dhe e nxjerr si mashtrim.
    Shko e merr ne intervista militante PD qe ankohen qe nuk kane marre ndihmat dhe Veliaj e nxjerr bllof me dokumenta.

    Veliaj ta ca trapin, po me histori tip Babale nuk e hedh dot tuc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *