• |
ide | kryesore

Real Madrid, një lojtar pozitiv me Covid: klubi e mban identitetin të fshehur

-Instant, Sport



Të martën do të luhet sfida e Champions League mes Real Madrid e Inter e Blancos nuk është se shkojnë në këtë përballje në formën më të mirë të mundshme. Skuadra e Zidane, që udhëheq La Liga me 16 pikë, në Europë ka nisur grupin me një barazim e një humbje e ka absolutisht nevojë për tre pikë, por për ta komplikuar më shumë vigjiljen e sfidës në Alfredo di Stéfano ka menduar Covid. Sipas asaj që bën të ditur Marca, në fakt, një lojtar i skuadrës së parë të merengues ka rezultuar pozitiv në testet e kryera nga klubi në prag të ndeshjes me zikaltrit.

Real, që është prekur nga disa raste pozitiviteti ndaj koronavirus në Castilla që cuan në shtyrjen e ndeshjes me Rayo Majadahonda, nuk e ka bërë publik emrin e lojtarit të infektuar, por ka bërë të ditur se pasditen e sotme ka kryer një tjetër test mbi lojtarin për të mësuar nëse bëhet fjalë për një të infektuar të ri apo për një pozitiv fals.

Një problem më shumë për Zidane, që për sfidën me zikaltrit duhet të bëjë pa Carvajal, Nacho, Odriozola e Lucas Vázquez, që ka pësuar një dëmtim muskular në ndeshjen kundër Huesca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *