• |
ide | kryesore

Setien nuk harron si u shkarkua: “Messi ka një karakter të vështirë për tu administruar”

-Instant, Sport



“Messi? Është më i miri i të gjitha kohëve por është e vështirë ta administrosh”. Me këto fjalë ish-trajneri i Barcelonës Quique Setien, në një bisedë me Vicente Del Bosque në “El Pais”, zbulon për herë të parë disa detaje të eksperiencës së tij në blaugrana pasi u shkarkua verën e kaluar. E nuk mund të mungonte referimi mbi raportin e tij me kampionin argjentinas: “Ka patur lojtarë të tjerë të mëdhenj, por vazhdimësinë që ka patur ai gjatë viteve nuk e ka patur asnjë, madje as Pelé”.

Por jo të gjithë fjalët janë elozhe: “Ka një tjetër anë, që nuk është ajo e futbollistit, që është më e komplikuar për ta administruar. Shumë më e komplikuar. Dicka që shihet tek shumë atletë. Është shumë i rezervuar, por të bën ta kuptosh atë që do. Nuk flet shumë, por ka shikimin që të thotë gjithcka. Pas lamtumirës sime kuptova se në disa momente duhet të kisha marrë vendime të tjera, por ka dicka që vlen më shumë se vetja: klubi. E ka rëndësi më shumë se edhe presidenti, lojtarët e tekniku. Klubi e tifozët, të cilëve duhet ti sjellësh respekt. E janë miliona persona që mendojnë se Messi është më i rëndësishëm se klubi e trajneri. Sepse është një që në 14 vjet i ka bërë ata të fitojnë cdo gjë. Por e vërteta është se ka lojtarë të komplikuar për tu administruar e Leo është një prej tyre. Është më i miri i të gjithë kohëve e kush jam unë për ta ndryshuar?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *