• |
ide | kryesore

Video/ Dygolësh fantastik i Ronaldos: rikthimi i portugezit nxjerr KO Spezian dhe shpëton Pirlon

-Instant, Sport, Video



Një orë vuajtje, pastaj futet Ronaldo. Me pjesën e parë të fiksuar në 1-1, me Pobega që iu përgjigj Moratas, Pirlo e pa punën keq. Për fat, CR7 pasi mundi Covid 19 i fiton ndeshjen teknikut dhe Juventus me një dygolësh që e kanë bërë Pirlon të mendojë cfarë mund të ndodhte nëse ky lojtar do të ishte kundër Barcelonës katër ditë më parë. Nuk duhet anashkaluar prova e jashtëzakonshme e Morata, gjithnjë në gol, por edhe Rabiot autor i golit të 3-1 provizor, para se numri 7 të shënonte me panenka penalltinë që vendosi shifrat.

Pirlo vazhdon të ndryshojë skema e modulë, por këtë herë u kuptua se kësaj Juve i duhej një ndryshim në sjellje. Pirlo insistoi gjatë mbi këtë e pavarësisht aftësisë së Vincenzo Italianos e dispozicionit inteligjent të Spezias, diferenca teknike është e dukshme e pikërisht falë kësaj erdhi avantazhi i Juventus, finalizuar nga Morata, që këtë herë gati nuk e beson që VAR e nxorri në pozicion të rregullt.

Bardhezinjtë arrijnë rezultatin dhe lëshojnë, gjë që nuk duhet ta bënin. Në një nga kundërsulmet e Spezias, treshja e mbrojtjes ishte e palëvizsshme brenda perimetrit të zonës. Danilo ndoqi inserimin e Bartolomei, ndërsa të tjerët panë vetëm me sy lëvizjen e Pobega që shënoi pak me meritë e pak me fat.

Pastaj është CR7 e skema bëhet “topi tek Ronaldo e të gjithë të përqafohemi”, ajo që Juventus i del mirë gjithnjë. Bardhezinjtë janë të pamëshirshëm në tre minutat e parë të prezencës së Ronaldos: preku tre topa duke bërë atë që duhej, pasaj i bën një shenjë e Morata kuptoi ku duhej topi. Juventus tani ka në fushë komandantin dhe goli i tretë është firmë e një tjetër hyrje nga pankina. Rabiot i freskët depërtoi, dribloi e shënoi brenda zonës së Spezias, duke shënuar një 3-1 që mbylli gjithcka.

Në fund, një penallti e fituar nga Chiesa vetëm sa i dha mundësinë Ronaldos të shënojë dygolëshin e parë, post-Covid, duke fituar 4-1 me një penallti ‘panenka’. Pirlo mund të marrë frymë: tek Juventus është kthyer Ronaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *