• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni çfarë i ndodh Bale e të tjerëve: lojtarët e Tottenham ‘sulmohen’ natën e Halloween

-Instant, Sport, Video



Nata e Halloween është ajo ku janë bazuar një pjesë e mirë e filmave horror e si për ta përligjur këtë, tek Tottenham kanë menduar ti bëjnë një shaka lojtarëve, në një inskenim ku të vetmit që ishin në padijeni të ngjarjes ishin të intervistuarit. Në fakt, ishte një ide e brazilianit Lucas Moura dhe Serge Aurier, nga Bregu i Fildishtë, për të trembur shokët e tjerë të skuadrës, që për fatin e tyre të keq kanë rezultuar më trima se ç’duhej

Aurier e Moura vendosën maska të frikshme dhe vinin nga prapa lojtarëve që po intervistoheshin nga zyra e shtypit e klubit londinez. Sic duket qartë në videon e postuar nga Tottenham shakaja ishte një dështim i vërtetë: asnjë nga lojtarët e Totenhemit nuk u tremb nga dy personat e maskuar, edhe pse reagimi i Bale është për të mos u humbur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *