• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si doli blof Taulant Balla për hapjen e negociatave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Miratimi me konsensus i reformës elektorale dhe sipas rekomandimeve të OSBR-ODIHR ishte një nga kushtet kryesore të Bundestagiut gjerman, por edhe Këshillit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Mazhoranca dhe opozita brenda dhe jashtë parlamentit arritën marrëveshjen e 5 qershorit që u përshendet nga faktori ndërkombëtar nga Brukseli në Uashington. Por më pas siç dihet qeveria dërgoi në parlament ndryshime në Kushtetutë të pasuara edhe me mendime në Kodin Zgjedhor që e thyen konsensusin.

Nga ai moment opozita ka theksuar se prishja e konsensusit do të reflektojë në ecurinë e vendit drejt BE, por qeveria këmbëngul se kjo nuk ka për të ndodhur. I bindur u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në emisionin Opinion mbrëmjen e 5 tetorit. Sipas tij Shqipëria do të mbajë tryezën e parë ndër-qeveritare njëlloj me Maqedoninë e Veriut.

“Presidenti, por edhe kreu i opozitës kanë thënë se këto ndryshime (në Kodin Zgjedhor red.) mund të cenojnë mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare me BE. Unë dua ta them këtu në emisionin tuaj që për fat të mirë, konferenca e parë ndër-qeveritare do të mbahet si për Shqipqërinë edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimi Europian ka sqaruar që kjo çështje nuk e reflekton” – tha Balla.

Por dokumenti i ministrisë së jashtme të Holandës i siguruar nga Lapsi.al që mbështet çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe e frenon atë me Shqipërinë ka një pikë të veçantë pikërisht për këtë çështje. Raporti i ministrit të jashtëm holandez citon Bashkimin Europian që shprehet i pakënaqur për mungesën e konsensusit.

“Në kushtet e vendosura nga Këshilli Europian, Komisioni shprehet si më poshtë: “Ligji elektoral u ndryshua sipas rekomandimeve të ODIHR në 23 korrik nga parlamenti. Komisioni Europian arrin në përfundimin se pavarësisht nga ky rezultat pozitiv dialogu politik në vend duhet të përmirësohet në veçanti sa i takon reformës elektorale dhe zbatimit të saj” – thuhet në raportin e ministrit të jashtëm holandez.

Deri më tani, mazhoranca ka theksuar se ndryshimet që pasuan Kushtetutën me heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe Kodin Elektoral nuk e prishën marrëveshjen e 5 qershorit. Mazhoranca nuk priti as Komisionin e Venecias për këto çështje duke e thelluar më tej klimën e përplasjeve politike, një temë që nuk është pritur mirë mesa duket si në Bruksel ashtu edhe në kancelaritë e tjera. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Duan ta mbajne popullin jashte BE te tulatur ne varferi qe te qeverisin me genjeshtra sy per sy! Gjithe cunat e rinj qe hapen bythesh rrugeve per trimeri, ja ku e kane nje shenjester te shpifur, nje vemje qe duhet peshtyre e qelluar me veze, miell dhe gur!

  2. PO nese mbledhje e pare nderqeveritare do te hapet ne diten e caktuar , ne te njejten kohe me Maqedonine , kush del bllof ne kete mes ?

    Sa per sqarim. Letra e ministrit te jashtem Hollandez drejtuar parlamentit te tij nuk eshte vendimi perfundimtar i Hollandes per kete ceshtje. Ne letren e tij nuk lexova ne asnje vend qe te mos vazhdohet procesi i hapjes se negociatave, por vetem kishte shqetesime , dhe kryesisht per Gjykaten Kushtetuese.
    Te presim dhe te shohim se kush do te dali bllof , Balla apo Lapsi.

  3. Kur te te bie portofoli ne rruge dhe 100% e njerzve te ta kthejne mbrapsht atehere eshte fituar nje komponent i jetes.

  4. Për B(P)allën ne jemi antarësuar plotësisht BE dhe të gjithë parlamentarët europiane janë nga rilindja!!!!Akoma besoni këtë personazh të botës të së përrallave.

  5. Prisni problemin e vizave pa negociatat kena 3 vjet qe kena mbaru pun kena festu e dekuru boll diplomat per çeljen e negociatave

  6. balla njeriu me pa shtylle kurrizore turpi i botes nuk e kuptoj si rama e ka mbajtur kaq afer apo se eshte genjeshtar i madh dhe ke nuk ka turp

  7. Po e lemë mënjanë se çfarë përfaqëson e majta shqiptare e dalë nga ish PPSH, dhe e djathta shqiptare e përfaqësuar nga PD që doli si një alternative e re që përmbysi diktaturën enveriste.
    Po dreqi e mori, liderët politikë duhet më së paku të kenë një pamje normale njerëzore estetike.
    Nuk po them se të gjithë drejtuesit e PD, femra e meshkuj janë shqiptarët më të hijshëm, por ama shumica janë mbrenda pamjes normale si njeri.
    Nuk mund të thuash p.sh. se Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD, është një burrrë shumë i pashëm.
    Një njeri me një portret fizik normal.
    Krahasuar me portretin e Taulant Ballës, sekretar i përgjithshëm i PS, bile duket i hijshëm me natyrshmërinë e tij.
    Po çfarë impresioni estetik të krijon Balla me ate kafkën e tij katërqoshelie, e me gojën si të Drakulës ?
    Edhe pa e hapur gojën të krijon një ndjenjë antipatie.
    Nuk mund të thuash se Rama si portret fizik, është një burrë i shëmtuar si Taulanti.
    Ama me manierat e tij prej karagjozi, ngërdheshjet e fytyrës e trupit, gjymtyrëve e deri lëvizjet e e pa kontrolluara të syve, që me kontaktin e parë të shikimit, të krijon përshtypjen e një njeriu anormal
    Nuk është Lulzim Basha në portretin e tij fizik, lideri më i hijshëm shqiptar.
    Por ka një pamje normale e dinjitoze dhe paraqitje etike europiane si në portretin fizik, edhe në mënyrën e të folurit.
    Po ju kthehem tani dy politikanëve më të vjetër shqiptarë të tranzicionit.
    Berishës e Rruçit.
    Edhe tek këta të dy ndeshesh me kontraste të dukëshme të portretit fizik.
    Kemi portretin burrëror e njerëzor prej malsori të Berishës e ndonjëherë edhe me pamjen e ironisë , e kemi portretin e njeriut me pamje të egër që nuk di të qeshë asnjëherë të Gramozit .
    Jam i sigurtë që shumë nga ata që lexojnë këto rrjeshta, do të thonë se nuk ka sepse të “ofendohen” personat politikë nga pamja e tyre e jashtëme.
    Nuk më duket se është ndonjë sakrilegj, që të flasësh për pamjet fizike të normales e anormales e këtu nuk është fjala për shikim subjektiv, por për një realitet që mund ta dallojë çdo njeri kur i krahason këto portrete.
    Nuk jam marë këtu me formimin intelektual dhe etik të këtyre personazheve e as me kauzat e tyre politike.
    Këto mund të çojnë në gjykime subjektive

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *