• |
ide | kryesore

300 të arrestuar nga protestat në Minsk, mes tyre dhe katër gazetarë

-Instant, Lajme, Planet



Afro 300 vetë janë arrestuar ditën e dielë për shkak të marrjes pjesë në protestat kundër liderit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Ministria e Brendshme e këtij vendi bëri të njohur shifrat duke thënë gjithashtu se zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë përdorur granata tymi dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit. Shoqata e Gazetarëve në Bjellorusi njofton se katër prej të arrestuarve janë gazetarë, dy nga të cilët janë rrahur rëndë.

Autoritetet i janë përgjigjur brutalisht protestave, përmes rrahjeve dhe arrestimeve masive. Presidenti Lukashenko mban pushtetin që nga viti 1994 dhe është rizgjedhur në muajin gursht, në një proces zgjedhjesh që shumë e kanë vënë në dyshim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *