• |
ide | kryesore

Basha-Ramës: Vala e dytë ishte paralajmëruar! Duhen veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fondet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha e ka nisur javën e re me një thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për të marrë vendime dhe veprime të shpejta për të përballuar pasojat e pandemisë.

Basha thotë se Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë edhe pse vala e dytë e COVID-19 ishte e paralajmëruar.

Ai shton se po të kishte dëgjuar opozitën, qeveria do i kishte marrë masat e duhura më parë teksa sot Basha kërkon sërish nga Rama të lërë llafet dhe të rrisë testimet dhe fondet për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë.

STATUSI: 

Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!



1 Comment

  1. Nga informacionet qe kam une qeveria i ka rrit testimet ne menyre drastike, por nuk e di a behen realisht testime apo japin rezultatin kot. Por qeveria nuk mundet dot te zhbej politikat e 8 viteve te fundit ku ia ka detyruar mjeket dhe shqiptaret e tjere te shkolluar qe te shporren nga shqiperia. Problemi per qeverine eshte se ka mungese te theksuar te stafit mjekesor te kualifikuar, prandaj nuk hap dot spitale Covid 3 dhe 4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *