• |
ide | kryesore

“Duhet ti vrasim armenët”, postimi i Qarabag tërbon Uefa-n: rrezikohet përjashtimi

-Instant, Sport



Kampionët e Azerbajxhanit në shtatë kampionatet e fundit, Qarabag FC, shpresonte për një lloj tjetër fitore që kur lufta u kthye në rajonin nga ku ata u detyruan të largoheshin gati 30 vjet më parë. Klubi në mërgim, i njohur si “Barcelona e Kaukazit”, ka ambicien morale, sportive dhe politike të kthehet në Aghdam, qytetin e tij, afër vijës së frontit të një konflikti me forcat etnike armene në enklavën e Nagorno-Karabakh. Qëndrimi i Qarabag ka gjetur mbështetje në të gjithë Azerbajxhanin, por ka shkaktuar polemika diku tjetër. Klubi u qortua nga UEFA për një përshëndetje ushtarake gjatë një ndeshje në Poloni muajin e kaluar. “Ne thjesht donim të mbështesim popullin Azerbajxhanas në një kohë kaq të vështirë, të mbështesim ushtarët që çlirojnë tokat tona,” tha Maksim Medvedev, kapiteni 31-vjeçar i Qarabag, për Reuters në qendrën sportive të klubit në buzë të kryeqytetit Baku.

Enklava e Nago-Karabakut dhe shtatë rajoneve përreth, duke përfshirë Aghdam-in, njihen ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por janë të populluara dhe të kontrolluara nga armenët etnikë, të cilët pretendojnë se është pjesë e atdheut të tyre. Luftimet e fundit filluan më 27 shtator dhe janë më të këqijat në rajonin e Kaukazit meridional për mbi 25 vjet. Numri i viktimave kaloi 1.000 dhe mund të jetë shumë më i lartë. Qarabag u largua nga Aghdam në 1993, së bashku me shumicën e popullsisë etnike azerbajxhanase. Rreth 30,000 njerëz u vranë në luftën nga 1991-94, duke përfshirë trajnerin e atëhershëm të Qarabag, Allahverdi Bagirov. “Shpresoj, me dëshirën e Zotit, që të vijë dita kur Qarabag FC do të vendoset zyrtarisht në tokën e tij,” tha Medvedev, një rus i lindur dhe rritur në Baku. Ai flet të dy gjuhët dhe është gjithashtu kapiten i ekipit kombëtar të Azerbajxhanit: “Ju nuk do të besonit se sa njerëz erdhën në ndeshjet tona dhe sa entuziastë ishin,” tha ai, duke iu referuar ndeshjeve të luajtura në Aghdam. “Njerëzit ngjiteshin në gardhe dhe vareshin ose uleshin atje për të gjithë ndeshjen.”

FEDERATA ARMENE KUNDER QARABAG
Asnjë spektator nuk lejohet sot të shikojë ndeshjet në shtëpi të Qarabag në Azersun Arena të Baku për shkak të pandemisë. Brenda stadiumit, në një mur të zbukuruar me flamuj të lënë nga kundërshtarët e së kaluarës, varet një kujtim i një klubi tjetër ish-sovjetik i privuar, për shkak të luftës, nga shtëpia e tyre: kampionët e Ukrainës të Shakhtar Donetsk që kanë luajtur ndeshjet brenda diku tjetër që nga viti 2014. Në fushën e stërvitjes së klubit, lojtarët vrapojnë në hijen e tabelave gjigande që lajmërojnë komentet më të fundit të Presidentit Ilham Aliyev në Tëitter, listat e zonave të humbura dhe të rikuperuara. Kjo nuk kaloi pa u vënë re në Jerevan. Federata Armene e Futbollit i bëri thirrje të shtunën për përjashtimin e Qarabag nga garat evropiane për komente, të fshira më vonë, të bëra nga një zyrtar i klubit në mediat sociale. Federata tha, në një deklaratë, se kishte depozituar ankesa të shumta në UEFA dhe FIFA rreth “publikimeve luftarake, sjelljes militariste dhe postimeve anti-armene të përfaqësuesve të ndryshëm të futbollit Azerbajxhan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *