• |
ide | kryesore

Analiza e DW/ Si u rrënua besimi te mediat nga politika e Trump

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetet e Bashkuara kanë qennë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të kërkojnë kompromise për koalicione qeveritare, ato ose e kanë shumicën, ose i kanë humbur zgjedhjet. Qëndrimi në dy fronte që nga koha e luftërave për pavarësi reflektohet edhe në media. Gazetat e para të publikuara në shekullin e 18-të gjithmonë për vendime të rëndësishme politike pozicionoheshin qartë. Si në shumë vende të tjera edhe televizionet private apo publikimet simpatizohen me drejtime të caktuara politike. Përkatësisht zgjidhet edhe konsumi mediatik, hapet ai televizion apo gazetë, klikohet ajo faqe interneti, ku ndjehesh i afërt politikisht.

Qendrat mediatike si aktorë politikë

Dy gjëra kanë ndryshuar me themel në 4 vite Donald Trump:

1- Mediat amerikane kanë hequr dorë të kërkojnë një raportim objektiv politik dhe janë kthyer në aktorë politikë.

2- Pretendimet e vazhdueshme të Trumpit, mediat nuk janë gjë tjetër veçse “shtyp i gënjeshtërt”, kanë dhënë efekt: Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e ulët besueshmëria e gazetarëve. E të dyja këto pika kanë lidhje me njëra-tjetrën. Përveç kësaj mediat sociale veprojnë si përforcuese.

Në Shtetet e Bashkuara ka shumë pak hapësira publike, për të diskutuar në mënyrë kontroverse koncepte politike e propozime për zgjidhje. Kjo fushatë zgjedhore na tregon në mënyrë brutale, se çfarë pasojash sjell kjo: Gjithnjë e më shumë njerëz i besojnë vetëm flluskës mediatike sociale, që vizitojnë gjithmonë për të siguruar informacionet e tyre. Pasoja fatale: Teoricienëve të konspiracionit dhe armiqve të demokracisë u janë hapur të gjitha kanatet.

Mediat me njëanshmërinë e tyre ekstreme e kanë humbur shansin për të luajtur rolin e korrigjuesit të besueshëm në një demokraci. Algoritmet, që shpërblejnë më bërtitësit dhe ekzaltuesit si titujt bombastikë, i kanë kapur për fyti diskurset e të dyja kampeve politike. Faktet, njohuritë nga shkenca nuk kanë shans të depërtojnë në këto flluska mediash sociale, që janë infiltruar ndërkohë nga pretendimet e Trumpit. Javët e fundit e kam përjetuar vetë, me çfarë fuqie bindëse, amerikanë të zakonshëm pretendojnë, se Hillary Clinton mban në bodrumë fëmijë të fshehur dhe se COVID-19 nuk është gjë tjetër, veçse përpjekja e një grupi të caktuar që të marrë në dorë jo më pak, se sundimin botëror.

Rreziku i shpërbërjes së një kombi

Nga ana tjetër jo rrallë takon të vetëkënaqur, qytetas në gjendje të mirë ekonomike, që nuk tregojnë asnjë lloj gatishmërie për të kuptuar botën e familjeve që janë të varur me breza nga vendet e punës në fabrika, që gjithnjë e më shpesh mbyllen. Apo janë të varur nga nxjerrja e qymyrit që nuk ka të ardhme.

Kjo të tremb. Dhe duhet të të trembë. SHBA për shumë arsye janë të rrezikuara të humbasin unitetin. Kjo lidhet me sistemin arsimor, por edhe me zhvillimin demografik. Fakti që për dy dekada dominimi i të bardhëve – të paktën në shifra – do të marrë fund, krijon pasiguri, e trondit bazamentin e menduar si të sigurtë, dhe tregon, se sa i thellë është racizmi në disa pjesë të vendit. Njerëzit në SHBA janë çmësuar me debatin e argumenteve politikë dhe izolohen gjithnjë e më shumë në hapësirat e medias sociale. Por ky rrezik nuk është karakteristikë vetëm e SHBA.

Fakte dhe përpjekje për objektivitet

Demokracitë jetojnë nga debati, nga grindja për rrugën më të mirë. Ato mund të ekzistojnë në rrethana të caktuara. Njëra prej tyre është roli i fakteve. Nuk mund të diskutosh më, nëse gjithnjë ia del mbanë për çdo argument që nuk të pëlqen duke përdorur përgjigjen “Këto janë fake news”. A mund të ndalet ky zhvillim? Nëse, vetëm me një fokusim të veçantë në shkolla. Fëmijët duhet të mësojnë të veprojnë me mediat sociale, të dallojnë, cila është propaganda, cili aktivizmi. Cilat faqe interneti janë të besueshme. Cilat grupime jo. Këtu kërkohet puna e punonjësve të medias. Ne duhet të përpiqemi për objektivitet për të rifituar besueshmërinë që të mbetemi edhe më tej aktorë relevantë në një demokraci. /DW



5 Comments

  1. O come on, Gjermania qenka demokraci me e shendetshme se Amerika? Gjermania ku po behen 2 dekada qe nuk ka opozite, dhe ku nuk ka asnje media te madhe kritike me qeverine? Nje shtet ku cdo te drejte kushtetuese i vihet nga nje bisht mbrapa po nga kushtetuta, dhe ku praktikisht nuk ka asnje garanci pertej nje pleqesie si gjykata kushtetuese per te ruajtur nje ekuiliber. Demokraci do te thote dinamike e perditshme kunderthenese, gje qe gjermanet nuk e kane pasur kurre. Gjermanet e kujtojne demokracine si histerine qe i solli ne pushtet Hitlerin pas Luftes se pare. Per ta nuk eshte fare tabu te thuash qe demokracia nuk vlen pervec se si instrument dhe qe elitat jane te shfajesuar nese e mashtrojne popullin per hir te interesave madhore (Hans Jonas). Sic thoshte Churchilli, amerikanet bejne gjithmone gjene e duhur pasi kane provuar cdo gje tjeter. Por ky eshte thelbi i demokracise, nje sistem ku rezultati nuk eshte i paracaktuar, dhe ku njerezit, jo elitat permiresohen. Gjermanet jane ne meshire te elitave dhe ne kete kuptim edhe pse per momentin konsiderohen si model i maturise, kjo i shkon elitave sepse populli ne ate klime apolitike qe jeton eshte komplet i paafte per te marre pergjegjesi. Do te doja te komentoja per punen e mediave por te vjen t’i biesh murit me koke kur DW jep leksione demokracie.

    1. “Per ta nuk eshte fare tabu te thuash qe demokracia nuk vlen pervec se si instrument dhe qe elitat jane te shfajesuar nese e mashtrojne popullin per hir te interesave madhore (Hans Jonas).”
      Nuk e di se kush eshte ky Hans Jonas por fatkeqesisht edhe une ndaj te njejtin mendim me te. Demokracia muk ka ekzistuar dhe zor se mund te ekzistoje ndonjehere ne shtete me aq banore sa Amerika apo Gjermania. Ne shtete e vogla me 2-3 Milion banore besoj se e ka nje mundesi fare te vogel.
      Ne Amerike nuk ka pasur asnjehere Demokraci por Oligarki, ato e krijuan shtetin e Amerikes.
      Ne Gjermani nuk ka me te vertete media te pavarura, kete e kam provuar dhe personalisht. Asnjera prej tyre nuk pranon te publikoj materiale qe vene ne pah korrupsionin qe bejn Gjermanet neper Bote (AL) dhe faktin qe qeveria atje nuk mer asnje mase edhe pse ka ne disposicion te gjitha provat shkresore.

      1. Po te lexosh Tokvillin del qe Amerikanet e kane ne gen njefare vendimarrje kolektive. Eshte e vertete qe shtetin e krijuan elitat, por po ashtu eshte e vertete qe shteti nuk ka pas ndonje rendesi te madhe per ta. Max Weber ka nje shprehje te bukur, ai thote qe ndersa ne Gjermani zyrtaret i peshtyjne qytetaret ne fytyre ne SHBA ndodh e kunderta. Askund nuk eshte perfekte por te vetmet kombe qe na kane treguar se te pakten i dhemb demokracia jane Anglia dhe SHBA. Te tjerat me duket se do kalonin ne aristokraci a teknokraci pa e ndjere fare.

  2. Nje pjese e mediave dhe rrjeteve sociale kontrollohen nga establishmenti duke e kthyer ne nje diktature mediatike. Mediat sot seleksionoje se cfare ushqimi mediatik do servirin

  3. Mortja gjith mediave mbare botrore me gjith kush i drejton dhe me gjith kush punon per to. u mbyllcin te gjitha se as dreqit si duhen me e jo robit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *