• |
ide | kryesore

Artan Hoxha nxjerr fotot: Rama e Meta me subjektet e OFL-së, bëjnë sikur zihen sa herë fillon fushata

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar me foto dhe me emra, të ashtuquajturit subjektet e OFL-së me të cilët, maxhoranca e akuzon kreun e shtetit se shoqërohet për të ‘bërë pazare’. Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha ka shpërndarë fotot e presidentit Meta me Altin Hajrin dhe Xhevdet Troplinin. Por nuk i ka harruar edhe “bëmat” e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, edhe pse tanimë hedh akuza ndaj kreut të shtetit, vetëm pak kohë më parë i cilësoi si normale pozat e tij me një tjetër subjekt të OFL-së, Ardian Çapja.

“Bëni sikur ziheni, sa herë fillon fushata elektorale, për t’i hedhur hi syve të popullit. Nuk janë problem subjektet e OFL-së, ata i dimë dhe i njohim me kohë, problem janë “objektet”, të cilët rrinë me subjektet e OFL-së, duke u siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri… Në vend t’u çojnë formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, që drejtojne shtetin, ua çojnë subjekteve të OFL-së, që paguajnë edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale….,”-shkruan ndër të tjera gazetari Hoxha.

Subjektet e OFL-se.

Xhevdet Troplini, i njohur me pseudonimin “Poja” u arrestua për trafik ndërkombëtar të drogës në vitin 2006 dhe dosja ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve. Droga kalonte nga Turqia, në Shqipëri dhe më pas në Itali.

Ardian Çapja është shënjestra e atentateve. Familja Çapja në Elbasan është akuzuar si e përfshirë në shumë ngjarje kriminale.

Altin Hajri, është i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.



6 Comments

  1. Ik o zagar, nuk u ka lënë kriminelë të tjerëve rama se i ka marrë të gjithë për vete, ashtu si të ka marrë edhe ty, koka e kriminelit.

  2. Rama qerohu. Kelysh krimineli. Ti je vetem nje kurvar. PA ESHTE KTHYER NE VEND ORGJISH. MINISTRA ME 4 DASHNORE. 60% TE DIBORCUM PAS MARRJES SE PISHTETIT.
    RAMA QEROHO KURVE MASHTRUESE

  3. Jane perberje e se njetes bajge por qe rrota e biçikletes ose me sakt mania se kush te vjedh me shume i ndau pergjysem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *