• |
ide | kryesore

Basha: Infrastruktura teknologjike për mësimin online është inekzistente

Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedimin me pedagogë të universiteteve në vend për nisjen e vitit të ri akademik, që do të zhvillohet online foli për mungesën e infrastrukturës dhe teknologjisë së përshtatshme.

Basha u shpreh se qeveria nuk është përgatitur për këtë situatë, pavarësisht kohës së mjaftueshme.

“Sa të përgatitur jeni, sa e përgatitur është infrastruktura për mësimin online. Ne kemi kërkuar të bëheshin përgatitjet. Asgjë nga këto që po ndodh nuk është e papritur. Në mars pandemia na kapi pa përgatitur por tani kemi pasur kohë. Nga informacionet që mora, nuk janë marrë masat dhe njoftimi është bërë brenda një kohe të shkurtër. Infrastruktura, teknologjia për mësimin online inekzistente dhe ku është, është larg standardeve.
Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve të pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online. Mirëpres propozimet tuaja për të përballuar këtë kalim të beftë tek mësimi online”, tha Basha.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *