• |
ide | kryesore

Covid-19/ PMI dhe Medicago, marrëveshje me qeverinë kanadeze për 76 milionë vaksina

Lajme, PR, Të fundit



Një filial i Philip Morris International është aksioner në një kompani biofarmaceutike që arriti marrëveshje me qeverinë Kanadeze për të përshpejtuar përpjekjet e saj për vaksinat kandidate të COVID-19

Prej vitit 2008, Philip Morris Investments BV (PMIBV), një filial i Philip Morris International (PMI), është aksioner i kompanisë biofarmaceutike Medicago (në të cilin zotëron një të tretën e aksioneve të kapitalit) dhe e ka mbështetur në kërkime dhe zhvillime novatore të krijuara nga bimët, të përqendruara tek vaksinat. Investimi është në përputhje me përpjekjet e vetë PMI për të shfrytëzuar shkencën dhe novacionin.

Mitsubishi Tanabe Pharma Corporation (MTPC) me bazë në Japoni është aksioneri kryesor dhe partneri i PMIBV në Medicago. Ndër të tjera, PMIBV dhe MTPC do të kontribuojnë me fonde shtesë për të mbështetur përpjekjet e Medicago për të zhvilluar një kandidat për vaksinat COVID-19.

Medicago, një kompani biofarmaceutike me seli në Quebec City, njoftoi se arriti një marrëveshje me Shërbimet Publike dhe Prokurimin e Kanadasë (PSPC) për të furnizuar deri në 76 milion doza me kandidatin e saj të vaksinës për COVID-19, subjekt i miratimit të Institutit të Shëndetit Kanadez. Novacioni, Shkenca dhe Zhvillimi Ekonomik (ISED), një departament tjetër i qeverisë federale Kanadeze, do të kontribuojë 173 milion dollarë kanadezë (ose afërsisht 131 milion dollarë amerikanë) në Medicago për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshme të vaksinave dhe provave klinike, dhe për ndërtimin e objektit i prodhimit më qytetin e Quebec.

CEO i PMI André Calantzopoulos u shpreh: “Mirëpresim bashkëpunimin e njoftuar midis dy departamenteve të qeverisë Kanadeze dhe Medicago për të përshpejtuar përpjekjet e saj kundër COVID-19. Rezultate më të mira mund të arrihen kur qeveritë dhe kompanitë bashkojnë përpjekjet për të promovuar objektiva të përbashkëta për më të mirën. Jemi të kënaqur që jemi në gjendje të mbështesim punën e Medicago për të zhvilluar, vërtetuar, prodhuar dhe vënë në dispozicion një kandidat për vaksinat COVID-19. Të gjithë shpresojmë se do të jenë të suksesshëm”.

Medicago filloi testimin e fazës së parë mbi vullnetarët në 14 korrik dhe po parashikon që provat e fazës 2-të të fillojnë në fillim të nëntorit 2020. Nëse provat e fazës 2-të janë të suksesshme, provat e fazës 3-të pritet të fillojnë në dhjetor 2020.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *