• |
ide | kryesore

Covid ‘shpartallon’ skuadrat e Champions: Ajax pa 11 lojtarë, Dinamo Kiev pa 13

-Instant, F1, Sport



Covid-19 është duke i shkaktuar probleme të madhe skuadrave europiane, duke vënë në vështirësi edhe kompeticionin më të rëndësishëm për klube Champions League. Koronavirus është futur në rradhët e Dinamo Kiev, skuadër që bën pjesë në të njëjtin grup të Juventus e të Ferencvaros të Uzunit, duke e masakruar. Formacioni ukrainas të mërkurën në mbrëmje do të jetë e detyruar të prezantohet në Camp Nou për tu përballur me Barcelonën pa 13 lojtarë, nga të cilët nëntë janë jashtë për shkak të pozitivitetit ndaj virus. Tekniku rumun Mircea Lucescu duhet të bëjë pa Bushchan, Boiko, Mykolenko, Karavayev, Harmash, Shaparenko, Baluta, Tsytaishvili e Duelund, të gjithë të infektuar, të cilëve i shtohen të dëmtuarit Burda, Tymchyk e Kostevych, përvec të skualifikuarit Sydorchuck.

AJAX, 11 MUNGESA PËR COVID KUNDËR MIDTJYLLAND
Heshtarët janë bërë copë nga virusi një ditë para ndeshjes së Champions League në shtëpinë e Midtjylland. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat hollandeze, mes radhëve të Ajax janë 11 lojtarë pozitivë me koronavirus që nuk janë nisur për transfertën daneze. Tekniku Ten Haag ka grumbulluar për momentin vetëm 17 lojtarë. Kanë qendruar në Amsterdam – mes të tjerëve – Tadic, Klaassen, Onana, Stekelenburg e Gravenberch. Sonte në mbrëmje do të bëhet vala tjetër e tamponeve: ata që rezultojnë pozitivë fals do të mund ti bashkohen shokëve nesër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *