Kryetari i Partisë Demokratike ka organizuar një bashkëbisedim me pedagogë të disa fakulteteve në Tiranë, të cilët janë dakordësuar se vendimmarrja për mësimdhënënien online ishte e befasishme dhe nuk u parapri me përgatitjet minimale. Nga përvoja e vitit të kaluar, pedagogët kanë thënë se rezultatet ishin minimale. Sipas tyre, qeveria nuk na dha asnjë ndihmë as financiare, as logjistike për zhvillimin e mësimit në rrjet. Pedagogët shpjegojnë se studentët nga periferitë dhe zonat rurale nuk kanë internet duke e bërë kështu të pamundur që ata të marrin pjesë në mësimin online.
Për më tepër, disa fakultete si ato të shkencave të aplikuara nuk mund të zhvillojnë online orët e laboratorëve dhe praktikave.
Po buke online ka?