• |
ide | kryesore

Pedagogët bashkëbisedim me Bashën: Nuk u konsultuam më parë, nuk i zhvillojmë dot online orët e laboratorëve dhe praktikave

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike ka organizuar një bashkëbisedim me pedagogë të disa fakulteteve në Tiranë, të cilët janë dakordësuar se vendimmarrja për mësimdhënënien online ishte e befasishme dhe nuk u parapri me përgatitjet minimale. Nga përvoja e vitit të kaluar, pedagogët kanë thënë se rezultatet ishin minimale. Sipas tyre, qeveria nuk na dha asnjë ndihmë as financiare, as logjistike për zhvillimin e mësimit në rrjet. Pedagogët shpjegojnë se studentët nga periferitë dhe zonat rurale nuk kanë internet duke e bërë kështu të pamundur që ata të marrin pjesë në mësimin online.

Për më tepër, disa fakultete si ato të shkencave të aplikuara nuk mund të zhvillojnë online orët e laboratorëve dhe praktikave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *