• |
ide | kryesore

Pikëpyetja/ Me ç’vendim u mbyllën universitetet?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë shtron pyetjen nëse ka vendim zyrtar për mbylljen e universiteve.


Drejtuesi i VV në Tiranë, Bojken Abazi ka reaguar me një status në Facebook ku ngre pyetjet se me ç’vendim janë mbyllur universitetet.


“A është publikuar diku me shkrim vendimi zyrtar për mbylljen e universiteteve në Shqipëri? Kur, ku, nga kush? Çfarë përmban teksti zyrtar i vendimit? Kur i është komunikuar universiteteve dhe studentëve?” – shkruan Abazi.

Mbyllja e menjëhershme e Universiteteve ka axhituar studentët të cilët janë derdhur në protesta sot në Tiranë, pasi mbyllja i gjeti të papërgatitur dhe pasi ata kishin bërë shpenzimet për universitetin. Studentët zhvilluan takim edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ende nuk dihet çfarë masash do merren për të qetësuar situatën, pasi në të kundërt rrezikohet që protestat të eksalojnë në përmasa më të mëdha. ©Lapsi.al 

1 Comment

  1. ME VENDIMIN E SULLTAN PALLOSHIT . AI NUK E RRUAN SE KA TE GJALLE APO TE VDEKUR NE KETE VEND . LIGJET I KA BERE NE FAVOR TE POLITIKANEVE DHE PARTIVE DHE TANI NUK I MPOSHT DOT NJERI KETO KURVA . NGRIHUNI O POPULL SKLLAV , NGRIHU SE VETEM PRAGAT TE KANE NGEL .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu