• |
ide | kryesore

“Po nuk të pëlqeu, ajo është dera”: zbulohet fraza që e bëri Setien armik të Messit

-Instant, Sport



Prapaskena e raportit të vështirë mes Lionel Messi e ish-teknikut të tij Quique Setien po zbulohet me seri, si serialet e dikurshëm. Pas deklaratave të ish-teknikut në lidhje me karakterin e komplikuar të Leos, emitenti “SER Catalunya” ka zbuluar detajet e një grindje që ka parë protagonistë ata të dy në dhomat e zhveshjes në stadiumin Balaidos të Vigos qershorin e kaluar, në përfundim të një barazimi 2-2 mes Barças e Celtas.

Në fund të ndeshjes Setien ka listuar gabimet e kryera nga disa lojtarë balugrana e toni i qortimeve nuk i ka pëlqyer Messit, që i ka kërkuar trajnerit ti drejtohet me respekt personave që në karrierën e tyre kanë fituar gjithcka, ndryshe nga tekniku i tyre. Në këtë pikë Setien i është drejtuar Leos duke i thënë: “Nëse nuk të pëlqen ajo që them, ajo është dera”. Përgjigja e kampionit argjentinas ishte një buzëqeshje që vlente më shumë se një mijë fjalë. Me këto që po dalin është e lehtë të kuptohen motivet për të cilën, sezoni i kaluar për Barçan nuk shkoi si duhej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *