• |
ide | kryesore

Rama i përgjigjet Bashës: Pretendon se do ndalosh valën e dytë të Covid? Ti nuk ndalon dot as aleaten tënde

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama i është përgjigjur me një status nga Twitter-i Lulzim Bashës sa i përket akuzave të tij për menaxhimin e krizës së Covid 19.


Basha-Ramës: Vala e dytë ishte paralajmëruar! Duhen veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fondet 


Ndërsa Basha i bëri sot thirrje qeverisë për të marrë vendime dhe veprime të shpejta për të përballuar pasojat e pandemisë, Rama shprehet se Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit, ndërsa nuk ndalon dot as aleaten e tij, Monika Kryemadhin ta përhapë gjatë fushatës së saj, paai kjo e fundit shfaqet pa maskë dhe e ka quajtur Covidin konspiracion.

STATUSI 
Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!

6 Comments

  1. Frika gjer ne palce i ka hyre Edit nga aleanca PD – LSI, dhe shpresoj shume qe populli te mos votoje keto partite e reja qe ka krijuar per te care votat. Ike plaku Mere ike, do votohesh kunder me zemerim nga te gjithe!

  2. Merru me replika me Bashen, merru!
    Ai hollandezi ta zhyti koken ne mut dhe ti po ankohesh se halja vjen erë!
    Ku i ke negociatat o pederast ne shpirt?

  3. Ndersa ky kryeminister gjitholog me dipllome per pikture, nuk eshte ne gjendje qe te parandaloje as vetevrasjet ne spitale per arsye te covidit, jo me te te beje ndonje gje per ndalimin e vales se dyte

  4. Edhe mund të kenë mendime të ndryshme për probleme të ndryshme partitë e opozitës, ama për një gjë janë të një mendimi të prerë të përbashkët, jo vetëm opozita, por edhe një pjesë e madhe e socialistëve të zhgënjyer nga Rama.Ti duhet të largohesh o karagjoz se jo vetëm nuk je i zoti për të qeverisur, por po e shkatëron krejtsisht shtetin shqiptar e po e kthen Shqipërinë 30 vite prapa në diktaturë.
    Nuk e ka mohuar asnjëhere Basha rrezikun e ndonjë vale të dytë të pandemisë, përkundrazi, ka paralajmëruar se mund të jetë kështu siç po ndodh.
    Pat lëshuar alarmin në valën e parë që duhej të bëhej kujdes me përhapjen e infeksionit në fazoneritë, ku grumbullimi i puntorëve ishte në një dëndësi tepër të rrezikëshme.
    Ti nuk ja vure veshin po u binde vetëm kur pandemia shpërtheu ashtu siç ishte parashikuar
    Ti nga frika e protestave, e mbylle gjithë popullatën në arrest shtëpiak me polici, ushtri e tanke sikur ishe në një luftë me ndonjë ushtri pushtuese e nuk more masa mbrojtëse as edhe për personelin mjeksor e jo më për popullatën.
    Shqipëria edhe me valën e dytë të pandemisë, vazhdon të ketë testimet më të pakta për një milion banorë krahasuar me të gjitha vendet europiane.
    Që para një muaji të kishte paralajmëruar Basha për rrezikun e valës së dytëe të kishte rekomanduar masat që duhen marë.
    Ti si gjithmonë talleshe se “Luli fle” e në fakt ishe ti që flejte muajt e verës e po vazhdon të flesh edhe në valën e dytë duke mos shpjeguar marrëzinë e mungesave të testimeve,e të rimbursimit të ekonomisë.
    E mbajte Shqipërinë vetëm me një spital me kapacitete të ulta shtretesh në Tiranë, vetëm për të kontrolluar publikimin statistikor e për ta mbuluar realitetin sipas interesave tënde në një kohë që në të gjitha vendet e botës , lufta kundër pandemisë u shpërnda njëlloj në të gjitha rajonet.
    Tre muajt e parë vetëm flisje për një “komitet teknikësh” fantazmë e askush nuk e dinte se kush janë ata e kush e drejton ate komitet po ate rol e luaje vetë i i gjithëdituri analfabet..
    Na prezantove më në fund një zëvëndës ministre mjeke neurologe, një emër fare të panjohur se ajo po e drejtolërka mendimin shkencor për pandeminë.
    Mund të vlerësohen vërtetë disa nga antarët e atij komiteti që kanë qënë të përkushtuar edhe me rrezikimin e jetës së tyre në këtë luftë, por nuk gjej asnjë motivim shkencor në pretendimin e tyre se vetëm Shqipëria nuk ka nevojë të bëhen testime, sepse të infektuarit mund ti zbulojmë me qen policie.
    Edhe mund të ketë ndoshta qen policie të stërvitur për të dalluar të infektuarit nga Covid 19, po ne nuk e patëm një të tillë as në tërmetin e 26 nëntorit, për të gjetur të gjallët të groposur nën gërmadha.
    Përse nuk ka teste ?
    Është një pyetje që nuk ta kanë bërë vetëm liderët e opozitës por shumica e shqiptarëve.
    Do të besonim se “Saliu e la buxhetin bosh” e ti nuk kishe pare për ti blerë pajisjet e testimit.
    Po kur shqiptarët shohin se ti harxhon miliona euro për të ngritur e ringritur para kryeministrisë ca këpurdha gjigante, sikur e ke pronë të trashëguar nga Krsitaqi kryeministrinë, kanë të drejtë të thonë se je hajdut por edhe vrasës.
    Mjekët që i denoncuan marrëzitë tënde, tentove ti pushosh nga puna ndonëse akuzat e tyre u vërtetuan plotësisht.

  5. Kush eshte ai idiot, qe mendon se Basha do I kishte ber ball me mire virusit se Rama? Nuk ka njeri qe e beson se ai ben pune. Fundja e ka vertetuar vet se sa I zoti eshte.

    1. Po te luftohesh virusi me batuta dhe propagande boshe te modelit rilindas, besoj qe ne Shqiperi nuk do kishte guxuar te hynte dhe jo me te perhapej dhe vriste njerez. Puna eshte se realiteti eshte paksa ndryshe dhe pertej propagandes te cilen nuk e beson me as Tualeti i partise, mbetet nje sistem shendetesor i pazhvilluar dhe qe i sherben vetem zhvatjes se resurseve. Nese krijimi i nje sistemi te tille e ben Ramen njeri te zotin, atehere “Mbaje me shendet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu