• |
ide | kryesore

Takim me Bashën/ Pedagogët: Urojmë që kjo periudhë të zgjasë vetëm një muaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike ka organizuar një takim me pedagogë këtë pasdite, të cilët pranojnë se ka shumë vakume dhe problematika në universitete. Pedagogët tregojnë se ata nuk janë trajnuar e as nuk janë përgatitur për rinisjen e mësimit, sidomos atij online.

Pedagogët afirmojnë se janë paraqitur platforma nga më të ndryshmet dhe nuk është e qartë për ta se kush do të zbatohet. Ata pohojnë se problematikat në arsimin e lartë kanë qënë të mëdha dhe se infrastruktura për mësimin online mungon. Njëzëri ata kanë uruar që kjo periudhë e mësimit online të zgjasë veç një muaj.

 



1 Comment

  1. Nje muaj thoni?! Kjo histori e virusit nuk do mbarojë asnjëherë, do tirret e tirret derisa të bëhet nje lëmsh i madh. Mjerë juve për naivitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *