• |
ide | kryesore

Tentuan të ngjiteshin në një anije mallrash në portin e Shëngjinit, kapen 4 sirianët

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e kaluar në portin e Shëngjinit janë kapur katër klandestinë sirianë, në tentativë për t’u ngjitur në një anije mallrash.

Sirianët kishin hyrë në port gjatë natës dhe tentuan të ngjiteshin tek anija e mallrave që po shkarkohej në port.

Aty janë konstatuar nga rojet e sigurisë që kanë lajmëruar Policinë, e cila më pas ka mundësuar kapjen e tyre.

Menjëherë kanë nisur hetimet për personat që mund t’i kenë orientuar sirianët deri në portin e Shëngjinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *