• |
ide | kryesore

Tifozët e rinj të Uzunit frikësojnë Juventusin: kore fyese e fishekzjarre në derbi, gjobitet Ferencvaros

-Instant, Sport



Gjobë e kripur për Ferencvaros – kundërshtari i ardhshëm i Juventus në Champions League – për sjelljen e tifozëve të tij në ndeshjen e fundit në shtëpi në kampionat, të luajtur në 24 tetor. Komiteti disiplinor i Federatës hungareze ka ndëshkuar kampionët në fuqi për sa ka ndodhur gjatë derbit të fituar 2-0 kundër Ujpest. Kore fyes, të pavend e përdorimi i një sasie të madhe të fishekzjarreve, kanë sjellë një gjobë prej 6 milionë fiorinë. Juventus është i paralajmëruar: në Groupama Arena të Budapestit klima do të jetë e zjarrtë.

Ndeshja mes Ferencvaros e Ujpest nuk është gjë tjetër vecse një derbi i Budapestit. Ndeshje shpesh e tensionuar, ku nuk mungojnë edhe përplasjet mes tifozerive. Stadiumi është gjithnjë plot, edhe në kohën e Covid. Rivaliteti mes dy klubeve ka nisur në vitet ’30 e është akoma shumë e fortë. Ditën e ndeshjes linja 3 e metropolitanës së Budapestit është ajo që shqetëson më shumë policinë lokale, sepse është ajo që marrin tifozët e të dy skuadrave për të arritur në stadium.

Juventus pritet në kryeqytetin hungarez këtë të mërkurë, në orën 21, për ditën e tretë të Champions League. Ndeshje në letër e thjeshtë për bardhezinjtë që gjithësesi nuk duhet të nënvleftësojnë kundërshtarin, i galvanizuar nga fitorja në derby e gati të presë formacionin e Pirlos në zjarrin e Groupama Arena. Do të jetë një stadium që do të bëjë tifo kundër për 90 minuta, e për Juven – e këtyre kohëve – mund të jetë një pengesë për të mos u nënvleftësuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *