• |
ide | kryesore

United humbet, Pogba bën ‘mea culpa’: “Duhet të isha më inteligjent, por Arsenal na kapi me shkelma”

-Instant, Sport



Paul Pogba kërkon falje pas humbjes së Manchester United të tij kundër Arsenal. Një faull naiv në zonën e penalltisë në dëm të Bellerin provokoi goditjen nga 11 metra që Aubameyang nuk e gaboi, duke i lejuar Gunners të fitojnë 0-1 në Old Trafford. Duke folur për kanalet zyrtare të Red Devils, Oktapodi ka kërkuar ndjesë duke analizuar provën e të tijve e duke hedhur nga kritikë për rivalët e… arbitrin.

“Kërkoj ndjesë. Humbëm për një gabim timin”, ka thënë Pogba. “Duhet të isha më inteligjent në zonën e penalltisë. Më i qartë. Fatkeqësisht doja të kapja topin por nuk e bëra e shkaktova penallti. Humbëm ndeshjen për një gabim idiot timin. Duhet të bënim më mirë edhe si skuadër, por nuk arritëm. Duhet të punojmë e të përmirësohemi. Unë e Bruno Fernandes nuk e prisnim të ishim të markuar një për një. Por mund të bënim më mirë e të gjenim zgjidhje”.

Në fund, francezi nuk lë pa kritika sjelljen e Arsenal e arbitrit të ndeshjes: “Duhet thënë se arbitri nuk fërshëlleu asnjë faull për ne. Mbrojtësit qendrorë të tyre i kapën me shkelma sulmuesit tanë. Faulle të cdo lloji dhe kurrë asnjë fërshëllimë në favor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *