• |
ide | kryesore

Video/ Sheh fytyrën e tmerrshme, kërcen nga karrigia: Neymar konfirmohet frikacak

-Instant, Sport, Video



Neymar ka vendosur, nuk do të largohet nga Parisi. Të paktën deri në përfundim të kontratës së tij me Paris Saint-Germain, në skadencë në 2022. Braziliani e ka bërë të qartë vendimin e tij, edhe pse me shumë mundësi do ti jetë tronditur fort nga shakaja që i bëri miku i tij, gjatë një loje “online”.

Sulmuesi i PSG ishte duke u zbavitur me lojën, kur miku i tij i ngushtë, i afrohet duke mbajtur në fytyrë një maskë për festën e “Halloëeen”. Kërcimi nga poltrona e braziliani bëri xhiron e internetit, teksa sulmuesit iu deshën pak caste të merrte veten.

Lojtari vazhdon të jetë i dëmtuar, por sipas asaj që shkruan e përditshmja iberike As, ylli brazilian është lodhur duke pritur Barcelonën, që po vuan problemet në shoqëri e financiare, e ka vendosur të mos ndryshojë ambjent, duke vlerësuar rinovimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *