• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sulmi terrorist në Vjenë, konfirmohen 7 viktima dhe disa të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vjenës konfirmoi se nga sulmi terrorist në një sinagogë në qendër të këtij qyteti kanë humbur jetën 7 persona dhe disa të plagosur.

Njëri nga viktimat është një polic që u qëllua nga autorët e sulmit. Sipas të njëjtave burime njëri nga autorët është eliminuar nga policia ndërsa një tjetër është arrestuar.

Një operacion masiv i policisë austriake ka nisur pas sulmit. Agjentët kanë rrethuar zonën dhe një helikopter po fluturon rreth zonës. 

Ka pasur edhe disa persona që janë marrë peng në një restorant. Kjo u raportua nga disa media lokale duke përfshirë faqen e internetit të gazetës Kronen Zeitung. Por, sipas agjencisë Apa, këto lajme nuk janë konfirmuar për momentin nga policia.

Policia ka bërë apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Lapsi.al ka publikuar edhe disa video që i kanë mbërritur nga dëshmitarë okularë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Mire e ke ti perzene se i presin ne ketej sipas porosise te xhaxhi sorosit. 11 mije tunizian e marokene, plus 5 mije muxhehedine tani per tani. Prisni se nuk keni pare gje akoma se toka e deti jane gati!

  2. E sakte, Austria ishte nder shtetet e para qe hodhi poshte planin e sorosit per shkembim apo levizje popullsish nga azia e afrika drejt europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *