Gjatë natës së 31 tetorit është vjedhur një banesë në fshatin Shirgjan të Elbasanit.
Policia sqaron se autorët ende pas dy ditësh nuk janë identifikuar. Ata kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash në paund.
Banesa është e 34-vjeçarit me iniciale A.Ll, por në momentin e vjedhjes nuk ka pasur asnjë person brenda në të.
“Në fshatin Shirgjan, Elbasan, në datën 31.10.2020, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Ll., 34 vjeç, ku autorët ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund. Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë”, shkruan policia e Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.