• |
ide | kryesore

“Bëjini Ibras kontratë 5 vjeçare”: batutën e tifozit Milan e merr seriozisht: në lojë rinovimi

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic me fanellën e Milan përtej moshës 40 vjecare. Nuk është më një ide, por një prespektivë cdo ditë e më konkrete. Milan është duke arsyetuar në lidhje me rinovimin e kampionit suedez, për ta bërë pikë referimi të skuadrës edhe në sezonin 2021/2022, kur Zlatan do të futet zyrtarisht “të 40-at” (i mbush në 3 tetor). Nga ana teknike dyshimet janë të pakta, për të mos thënë asnjë. Nga ajo ekonomike, një ndihmë për shoqërinë mund të vijë nga dekreti i rritjes e nga pasoja e favorshme fiskale, kështu që e gjithë lidhet me anën fizike.

Sulmuesi kuqezi ka thënë, me një batutë, pas magjisë në Udine, se Maldini duhet ti kishte dhënë kontratën për ta firmosur përndryshe nuk do luante më. Drejtori teknik, në një intervistë të mëparshme, kishte theksuar se përtej atyre të Donnarumma e Calhanoglu, klubi po fillon të konsiderojë edhe rinovimin e Zlatan.

Kështu, vullneti për të vazhduar bashkë është reciproke e duket e qartë. Shpejt do të ketë një takim mes shoqërisë e Mino Raiola, me të cilin kontaktet janë shtuar për shkak të cështjes së portierit. Ibrahimovic kërkon të udhëheqë Milan edhe në Champions League, ku nuk luan tashmë nga 2017 (vetëm një prezencë me Manchester United në atë sezon). Me shpresën se do të përballet me të mëdhatë e Europës me shenjën e kampionatit në gjoks…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *