• |
ide | kryesore

Brdaric tremb Apoloninë: “Vllaznia do të shpërthejë kundër tyre”

-Instant, Sport



Pas 7-0 në Kupën e Shqipërisë ndaj Devollit, shkodranët debutojnë në kampionat kundër Apolonisë. Një nisje, në letër, e favorshme për kuqeblutë dhe teknikun Thomas Brdariç, që ka mundësinë ti japë besueshmërinë skuadrës, përpara se niveli të rritet. Shkodranët janë në kërkim të rezultatit dhe në mentalitetin e gjermanit, cdo ndeshje duhet ta shihin si finale: “Ne, çdo takim e marrim sikur të jetë finale dhe skuadra është e përqëndruar 100 përqind tek Apolonia ku edhe do të shpërthejmë. E di që Apolonia ka ardhur sivjet nga kategoria e parë në Superligë dhe ka qëllimet e veta, por ne jemi të përgatitur që duhet ta shfrytëzojmë këtë rast”.

Bërdariç, krahas fiksimit pas disiplinës, mezi prêt të marrë përgjigjen e duhur nga skuadra edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, duke treguar gjithë respektin e duhur për fierakët, pavarësisht se vijnë nga Kategoria e Parë. “Sipas bisedës që kam bërë edhe me lojtarët, ata do të dalin të gjithë në fushën e lojës për të dhënë më të mirën e tyre, pastaj do ta shohim se si do të jetë rezultati. Duke qënë se është ndeshja e parë e kampionatit që ka edhe rëndësinë e vetë, unë do të thoja se unë asnjëherë nuk kam frikë, por gjithmonë duke respektuar kundërshtarin. Gjithësesi, një fitore e jona do të jetë shumë e mirë për ne, për publikun, për tifozët, për qytetin, për të gjithë ne.”

Sfida e javës së parë të Superiores, mes Vllaznisë e Apolonisë do të luhet të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 16.45 dhe për kuqeblutë është një mundësi shumë e mirë, që pas kupës ta nisë edhe kampionatin me këmbën e mbarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *