• |
ide | kryesore

Çfarë është Kolegji Elektoral që vendos kush do jetë President i SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në vitin 2016, kandidati Donald Trump mori presidencën pasi fitoi Kolegjin Elektoral, ndonëse rivalja Hillary Clinton fitoi votën popullore.

Por çfarë është Kolegji Elektoral?

Kur qytetarët votojnë për presidentin në zgjedhjet e së martës, ata votojnë për një grup elektorësh nga shteti i tyre, të cilët më vonë hedhin votën për kandidatin që ka marrë më shumë vota në atë shtet. Ky është Kolegji Elektoral, i cili përveç emrit nuk ka lidhje me arsimin e lartë.

 

Nëse Presidenti Trump fiton një shtet, grupi i elektorëve në atë shtet do të votojë në Kolegjin Elektoral. Nëse shtetin e fiton Joe Biden, grupi i tij i elektorëve fiton edhe votat e Kolegjit në atë shtet. Elektorët janë kryesisht njerëz partiakë, të cilëve mund t’u besohet për të votuar për kandidatin e preferuar.

Në historinë amerikane, më shumë se 99% e elektorëve kanë votuar për kandidatin që ka fituar shtetin. Kjo sipas Arkivave Kombëtare. Çdo shtet ka numër të barabartë elektorësh me anëtarët që ka në Kongres. Distrikti i Kolumbias ka 3 elektorë, aq sa ka edhe shteti më i vogël amerikan.

Pra shtetet me popullsi më të madhe kanë më shumë elektorë. Si rezultat, ato marrin më shumë vota elektorale. Kolegji Elektoral ka gjithsej 538 elektorë. Fituesi i zgjedhjeve duhet të ketë më shumë se gjysmën, pra 270 vota elektorale. Presidenti do të inaugurohet më 20 janar 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *