• |
ide | kryesore

Champions/ Inter, në Madrid shansi i fundit i Contes: Liverpool kërkon ti bëjë keq skuadrës që adhuron

-Instant, F1, Sport



Raundi i tretë i fazës së grupeve të Champions është mundësia e konfirmimit për një pjesë të skuadrave të madhe e mundësia e fundit për të rregulluar gjërat për disa të tjerë. Kështu, me vëmendjen të përqendruar në Madrid ku Inter pret Real Madrid, nuk mund të anashkalohet përballja e Bergamos mes Atalantës e Liverpool, ndërsa në fushë janë edhe kampionët e Europës të Bayern Mynih.

GRUPI A
Atletico Madrid pasi stabilizoi situatën, në kërkim të vendit të dytë tashmë në grup, kërkon të rikonfirmohet kur të luajë në transfertën e Moskës kundër Lokomotivës. Një fitore mund ti japë vendin e dytë vetmitar skuadrës së Simeones, duke marrë në konsideratë se Salzburg do të luajë kundër Bayern Mynih, që vjen pas dy fitoreve impresionuese në grup, përvec se bart statusin e kampionit në fuqi.

GRUPI B
Kryesojnë dy skuadrat që nuk mendoheshin e luajnë shansin e fundit dy favoritet e mëdha. Real Madrid me një pikë në dy ndeshje, prêt Inter, që me dy barazime nuk është në pozitat më të mira. Zikaltërve i mungon përsëri Lukaku dhe ky është problem kryesor për Conte, që nuk mori kundër Parmës, në kampionat, përgjigjet e shpresuara. Real vjen me moral të lartë, por me problemin Covid, që ka nxjerrë jashtë loje Militaon. Në ndeshjen tjetër, shakhtar ka mundësinë të arratiset me një fitore në shtëpi kundër Gladbach, që do të ishte një hap i fortë drejt kualifikimit.

GRUPI C
Porto kërkon të sigurojë vendin e dytë dhe pasi mundi Olympiacos, rivalin direct, ka mundësinë të tentojë arratinë kur të luajë kundër Marseille të vendit të fundit. Në anën tjetër grekët duhet të sfidohen me kryesuesit e Manchester City, me skuadrën e Guardiolas favorite, por që duhet të luajë në një fushë në të cilën grekët performojnë gjithnjë në nivele të larta.

GRUPI D
Liverpool mbërrin në Bergamo si kryesues i grupit, por Atalanta e vendit të dytë shpreson të bëjë parakalimin me një fitore në shtëpi. Dy pikë është diferenca me të besuarit e Gasperinit, por Reds kanë vetëm fitore deri tani dhe ti ndëshkosh nuk është punë e lehtë. Avantazhi është se Van Dijk nuk do të jetë dhe për ofensivën produktive të Atalantës do të jetë një problem më pak për tu shqetësuar. Klopp ka thënë se Atalanta është skuadra që adhuron, por këtë herë do të mundohet ti bëjë keq. Ajax ka mundësinë të futet në lojë, kur të luajë kundër vendit të fundit, por Ten Hag ka 11 lojtarë më pak për shkak të Covid 19.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
18:55 Lokomotiv Moscow ? – ? Atletico Madrid
21:00 Salzburg ? – ? Bayern Munich
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
18:55 Shakhtar Donetsk ? – ? Borussia Moenchengladbach
21:00 Real Madrid ? – ? Inter
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
21:00 FC Porto ? – ? Marseille
21:00 Manchester City ? – ? Olympiacos
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
21:00 Atalanta ? – ? Liverpool
21:00 FC Midtjylland ? – ? Ajax



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *