• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen bën paraqitjen e parë publike që pas humbjes së foshnjës

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen bëri paraqitjen e saj të parë publike të hënën në mbrëmje, ndërsa ndoqi një tubim presidencial në Filadelfia, që pas humbjes së djalit të saj, Jack.

Duke hedhur mbështetjen e saj për kandidatin demokratik Joe Biden dhe për Kamala Harris, modelja, 34 vjeçare, u ngjit në skenë me bashkëshortin John Legend, 41 vjeçar dhe dy fëmijët e tyre, për të dhënë një performancë emocionale. Prezantuesja ishte përsëri në vëmendjen e publikut pas ngjarjes tragjike më 30 shtator, e cila njoftoi për humbjen e foshnjës si dhe më pas bëri një ese prekëse. Tubimi u zhvillua në prag të zgjedhjeve të SH.B.A.-së dhe gjatë performancës së tij, John shfrytëzoi rastin për të komentuar mbi një aspekt të veçantë të kandidatëve të këtij viti, dhe personalitete të caktuara të famshme që kanë marrë mbështetjen e tyre.

Legend ishte një nga folësit dhe interpretuesit në tubimin e Biden, në një përpjekje për të gjeneruar mbështetje për të nominuarin demokrat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *