• |
ide | kryesore

Faktet me video / Alibitë e Ramës për Holandën, Makronin, opozitën që na pengojnë BE-në

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama nuk ndalon me prodhimin e alibive sa herë që prej pesë vitesh i vjen ndonjë goditje nga BE-ja. Këtë ka bërë edhe kësaj radhe, pasi Holanda ka sanksionuar se do të ndajë Shqipërinë nga Maqedonia në rrugën e integrimit duke mos na hapur ne brenda këtij viti konferencën e parë ndërqeveritare (që konsiderohet si hapja faktike e negociatave) mes Tiranës dhe Brukselit. Kryeministi ka përmendur mes arsyeve skepticizmin racist për moszgjerim që ekziston në BE, duke ironizuar me faktin se, kur do futeshin bullgarët ata i etiketonin si vrasës të papës, ndërsa Rumunët si rrezik që të hanin lejlekët.

Por me këto ironi dhe me pretekstin se Shqipëria po mbahet peng për arsye të brendshme dhe elektorale të vendeve anëtare, Edi Rama e ka bërë aq baltë, sa edhe ata që janë më të prirur se kushdo për ta besuar e kanë të vështirë ta bëjnë.

Lexo më tej:

DOKUMENTI/ Holanda kundër negociatave me Shqipërinë, dritë jeshile për Shkupin

Ai ka ndryshuar qëndrim disa herë me radhë.

Fillimisht Rama thoshte se janë forcat ekstremiste dhe ksenofobe ato që nuk e duan zgjerimin e BE dhe se Shqipëria po bëhet viktimë e lojrave të brendshme politike evropiane dhe jo e mos realizimeve të saj.

Por, pasi Shkupi dhe Athina firmosën mes tyre kompromisin e madh për emrin e Maqedonisë së Veriut, dhe Shqipëria u trondit nga skandali i përgjimeve të BILD, filloi gjithnjë e më shumë të zinte vend ideja Maqedonia mund të ndahej nga ne duke na lënë pas në rrugën e integrimit.

Pra po bëhej e qartë se ishin arsyet e brendëshme ato që e mbanin peng apo e shpinin përpara një vend.

I pyetur në emisionin “Opinion” për këtë mundësi që hidhte poshtë justifikimin e parë, atë të presionit të partive ksenofobe, Rama e transferoi fajin nga ekstremistët europianë tek opozita ekstremiste shqiptare: “nëse kjo ndodh, kërkojini intervistë Lulit dhe Saliut (video poshtë)”. Pra, ai, prodhoi një tjetër mashtrim, sipas të cilës Shqipëria nuk po digjej sepse nuk ka plotësuar detyrat e shtëpisë, por sepse ka një opozitë konfiktnxitëse.

Kur në fund të vitit të shkuar Shqipëria mori sërish një “JO” të fortë, faji në Tiranë iu vu presidentit Francez, Makon i cili po na mbante peng për shkak se donte të reformonte BE. Por Makron me zë dhe me figurë doli publikisht të shpjegojë se falë tij Shqipëria nuk ishte ndarë nga Maqedonia. Pasi gjysma e vendeve anëtare të BE donin ta penalizonin vendin tonë duke i hapur dritën jeshile Shkupit.

Madje këtë fakt se vendi i tij po penalizohet prej Shqipërisë e ka thënë në disa intervista edhe kryeministri Zoran Zaev.

Katër genjeshtra rilindase kundër Makronit

Por durimi ka kufi dhe me sa duket këtë radhë, nëse i besojmë vendimit të Hollandës shqipëria do mbetet në klasë dhe Maqedonia do ecë përpara. Durimi për të pritur ka kufi. Aq më tepër që Rama shkel premtimet që jep në Bruksel duke hartuar ligje represive për mediat dhe duke bërë reform elektorale pa konsensusin e opozitës.

Ndaj sot kur u pyet për verdiktin përfundimtar të ndarjes nga Maqedonia që pritet ta hapë brenda këtij viti konferencën e parë ndërqeveritare ai u përgjigj: “Kjo gjë është pak më e komplikuar se kaq por këtë në s’mund ta komentoj publikisht”. Pra thjeshtë la diçka evasive për të përgatitur alibinë e re.

©Lapsi.al

 



10 Comments

  1. Ky njeri sdi te nxjere pergjegjedite e tij politike asnjehere.Per te pergjegjesia eshte e Saliut,Metea,Bashes,Mones .Prej dy tre vjetesh bashkefajtpr eshte Makroni, Holanda ,Danimarka ,Merkel etj te cilet po i sherbejne Saliut.Je i mare fund babuc,duhet te hapesh rrugen pa ju ngrefur shqiptareve

  2. Eshte e kompluar dhe nuk mund ta thote be pese minuta pasi po te numerohen fajet e tij, ky do duhej te hynte ne burg te perjetshem

  3. Është rritur me atë frymë dhe i ka ngjitur me atë frymë shkallët e besimit të Byrosë Politike duke mos u ndalur përpara asgjëje, duke u bërë kanakari i zemrës së udhëheqjes komuniste dhe persekutori i kolegëve të tij, dy prej të cilëve u degdisën në fshatrat e Kavajës çiftë të shkretët, burrë e grua, me kamion me gjithë shtëpinë mbi karroceri, syrgjynosur vetëm e vetëm prej zellit fanatik të një sekretari partie që habiti edhe vetë Komitetin Qendor me ngulmimin e tij.

    Dhe që ishte ky vetë, varrmihësi i çdo vlere morale të politikës së pas vitit ’90, prurësi në demokracinë e sapolindur i dyfytërësisë së skajshme ngritur mbi artin e mashtrimit….

  4. Vetem po te nderrojme fene mund te hyjme ne BE.
    Skenderbeu nderroi fene,luftoi per europen por ne fund mbas vdekjes asnje europian nuk doli ta mbroje Shqiperine,me gjithe se kishte aleanca me vule .Dhe keshtu u be eksodi me i madh i shqipetareve drejt Italise(100.000 njerez thuhet).
    Dhe turqit erdhen rehat fare sepse askush nuk doli ta mbroje Shqiperine.
    Mbahemi fort tek Amerika se per Europen jemi zhdukur fare .

  5. historikisht Europa ka qene kundra Shqiperise dhe kjo ka sjelle pasojat e veta te cilat ndihen per shume kohe te gjate

    1. po mire o rilindas meqe Eu qenka kundra nesh historikisht ti pse do te hysh ne EU???? a mund te na e shpjegosh; nuk u lodhet duke rrenjt???

  6. BRAVO HOLLANDA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SHTYPJA KOKEN BUBAVE TE BALLKANIT.

    EUROPA NUK KA NEVOJE PER PARAZITE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *