• |
ide | kryesore

(FOTO) Ky është autori shqiptar i sulmit terrorist në Vienë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Personi në foto është agresori me rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut që u ekzekutua ditën e djeshme pasi tronditi Vienën duke vrarë në një sulm terrorist të paktën 4 qytetarë, dhe duke lënë të plagosur 15 të tjerë.

Sipas lajmeve të deritanishme, Kujtim Fejzullahu është rritur në Austri dhe ka shtetësi austriake ku ka qenë dhe futbollist në adoleshencë, por prej kontaktit me ekstremistë islamikë hyri në rrugën e radikalizimit.

I riu me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe sipas raportimeve të mediave austriake, pak para sulmit, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

Vrasësi 20 vjeç që shkaktoi gjakderdhje në qytetin e Vjenës, kishte pasur probleme me ligjin edhe në të kaluarën. Ai u dënua në Austri në fund të muajit prill të vitit 2019, për anëtarësim në një organizatë terroriste. Ai u dënua me 22 muaj burg sepse donte të evakuohej në Siri dhe të bashkohej me policinë terroriste Shteti Islamik (ISIS) atje. Fejzullahu u lirua me kusht në fillim të dhjetorit 2019, vijon raportimi i të përditshmes austriake “Kronen Zeitung”.

Ai dyshohet se nuk ishte vetëm, por bashkë me të janë përfshirë edhe 12 persona të tjerë, të cilët janë nga Kosova, Bangladeshi apo Çeçenia.

Fejzullahu frekuentonte xhamitë. Në korrik kishte shkuar në Sllovaki për t’u furnizuar me armatim për armën e tij tip kallashnikov.



1 Comment

  1. O idiote gazetarë, pse thoni në titull shqiptar e pastaj në artikull thoni me rrënjë shqiptare. Se mos ja keni parë dhe rrënjët ju a I ka shqiptare apo ndënjë turke apo arabe. Thoni që prindërit i ka me origjinë shqiptarë të Maqedonisë dhe kaq. Ai vetë është i lindur e rritur atje nuk ka asgjë shqiptare përveç prejardhjes së prindërve. Nga koka turkoshak e nga mendja debil arab. Boll me këto budallaqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *