• |
ide | kryesore

Gazetari austriak: Njëri nga terroristët e mbrëmshëm në Vienë ka rrënjë shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se njëri nga terroristet e sulmit të së hënës në Austri, ka rrënjë shqiptare.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.

Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.

Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.

Ndryshe, Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë, raporton Gazeta Express.

Përmes Twitterit, nga ky institucion thonë se bëhet fjalë për dy burra dhe një grua që kanë vdekur pasi që janë qëlluar me armë zjarri.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjithsej 15 persona kanë mbetur të plagosur pas sulmit, derisa në mesin e tyre është edhe një oficer policie.

Sulmi ishte organizuar nga së paku një person, që është qëlluar dhe vrarë nga policia, thuhet në njoftimin e Policisë së Vjenës, derisa bëhet e ditur se ky sulm terrorist është bërë me motive islamike.



14 Comments

  1. Rrenje shqiptare, zoti Austriak, mund te kete mbase 1/10 e Evropes tashme!
    Sepse ju perandorite Fuqimisht te Medha e copetuat Shqiperine ne 4-5 shtete qe ne vitet 1800 dhe shqipetaret sot jane kthyer ne hebrenjte e rinj, rrugeve dhe qyteteve te ketij kontinenti, vlerat e te cilit tashme jane komprometuar rende!!!

  2. por myslimanet e maqedonise e quajn veten turq. Perse na i faturoni shqiptare tani? Kush e quan veten turk eshte turk apo jo?

  3. First details are emerging about the attacker who was shot dead by police. He was 20 years old and had north Macedonian roots, according to the interior minister, Karl Nehammer. He was a citizen of both Macedonia and Austria and had a criminal record related to terrorist activity.

    ca lesh shqiptari eshte ky????? kush e nxorri ?????

  4. Ky ishte nga ata qe ne 5 fjal 4 i lidhete me minaren dhe çfar kishte pas minares nuk e shikonte ja vajti ne te semes

  5. Gjithe bota kujdesen ti heqi keta karat nga vetja ndersa shqiptaret vrapojne ti quajn shqiptar. Eh Enver Hoxha o monument ja kishe gjet ilacin ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *