• |
ide | kryesore

Infektohet me Covid një tjetër nga ministrat e kabinetit të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Koronavirusi prek seriozisht edhe në kabinetin qeveritar të Edi Ramës.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi njoftoi se është prekur nga virusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Klosi tha se ka nisur trajtimin në banesë.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet?” – shkruan Klosi.

Pak ditë më parë njoftoi se ishte testuar pozitive edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndërsa më herët e ka kaluar covid edhe ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *