• |
ide | kryesore

Influencuesja robot që po bën para përmes Instagram-it

-Instant, Paparazzi, Slider



Me flokët rozë dhe pamjen e saj ëngjëllore, Imma ka tërhequr deri më tani thuajse 400.000 ndjekës në Instagram. Tani ajo po bën disa dalje në Shangai për të promovuar muzikën e saj. Pavarësisht se nuk është një njeri i vërtetë, ajo gjithsesi, ndonjëherë mban maskë.

Markat pritet të shpenzojnë deri në 15 miliardë dollarë në vit në marketingun e influencuesve deri në vitin 2022, nga 8 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas Business Insider Intelligence.

Një pjesë në rritje e këtyre parave u përket influencuesve virtualë dhe marketingu tradicional po përjeton një përçarje serioze. “Influencuesit virtualë, megjithëse janë të rremë, kanë potencial të vërtetë biznesi”, thotë  Christopher Travers, themeluesi i virtualhumans.org, një faqe në internet që dokumenton industrinë. “Në plan afatgjatë, ata janë më të lirë se njerëzit për të punuar, janë 100% të kontrollueshëm, mund të shfaqen në shumë vende në të njëjtën kohë dhe më e rëndësishmja, ato nuk plaken e nuk vdesin kurrë.” Sipas Travers, aktualisht ka rreth 125 influencues virtualë në rrjete sociale. Më shumë se 50 prej tyre debutuan në mediat sociale gjatë 18 muajve, deri në qershor 2020. Ndërkohë, në YouTube ka më shumë se 5000 influencues virtualë.

Këta “influencues robot” mund të tërheqin partneritete me marka të ndryshme dhe të fitojnë marrëveshje fitimprurëse.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *