• |
ide | kryesore

Kamioni me 2 ton kanabis nga Shqipëria kapet në Podgoricë (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Më shumë se dy ton marijuanë janë kapur në Podgoricë nga policia e Malit të Zi në një kamion që kishte hyrë nga Shqipëria. Në pranga ka rënë shtetasi shqiptar Elvis Calik. Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë – Sektori për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Administratës Doganore.


Lënda narkotike u gjet në një kamion që hyri nga Shqipëria në pikën kufitare Bozaj.


“Sot, u krye një veprim i përbashkët i Administratës së Policisë dhe Administratës Doganore, i kryer për një periudhë disa mujore, që synonte ndërprerjen e rrugës ndërkombëtare të kontrabandës së narkotikëve nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Malit të Zi në vendet e Evropës Perëndimore. Në pranga ka rënë E.C. (40 vjeç) nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”.

“Një kamion i drejtuar nga E.C (40), një shtetas i Republikës së Shqipërisë, mbërriti në vendkalimin kufitar Božaj sot, 3 nëntor. Kamioni kalonte tranzit drejt vendeve të BE dhe kishte një ngarkesë me fruta dhe perime. Oficerë anti-kontrabandë gjatë kontrollit gjetën nëntë paleta që përmbajnë lëndë narkotike e llojit marihuanë me një peshë totale prej rreth 2 ton” thotë policia.

Një person i dytë është proceduar gjithashtu penalisht me dyshimin si i përfshirë në trafikun e drogës.

“Të dhënat operacionale tregojnë se një grup i organizuar kriminal aktiv në territorin e Republikës së Shqipërisë, u përpoq të kontrabandonte rreth 2 tonë marihuanë në Evropën Perëndimore. Hetimi i mëtejshëm është duke u zhvilluar me policinë e Republikës së Shqipërisë dhe policinë e vendeve të Bashkimit Evropian,” përfundon deklarata e policisë malazeze.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu