• |
ide | kryesore

Maradona në rrezik për jetën: operacion urgjent në tru

-Instant, F1, Sport



E gjithë bota e sportit e jo vetëm është gjithnjë e më në ankth për gjendjen e Diego Armando Maradonës: ish Pibe de oro, sipas asaj që mësohet nga Argjentina, ka nevojë për një operacion në tru, që do të kryhet në mbrëmje. Një ndërhyrje me urgjencë për të hequr një hematomë subdurale, më saktë një grumbullim gjaku mes kafkës e trurit, që është evidentuar gjatë kontrolleve të bëra në spital. Fillimisht Maradona u shtrua për një dyshim anemie, me një lloj gjendje ankthi e depresioni. tani është e qartë se legjenda e futbollit rrezikon jetën.

Hematoma subdurale është një mpiksje gjaku që del nga venat dhe mban nën presion trurin. Mund të dëmtojë indin cerebral pranë zonës. Panorama klinike e Maradonës është përkeqësuar në javët e fundit e shpërtheu në 60° vjetorin e lindjes, kur u detyrua të largohej përpara kohë nga pankina ku drejtonte Gimnasias për debutimin në Kupë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *