• |
ide | kryesore

Mënyrat që aktorët përdorën për shtuar peshë për rolet e tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndonëse falë teknologjisë, imazhi mund të modifikohet lehtësisht, vërtetësia nuk ka të krahasuar me efektet pamore që realizohen përmes kompjuterit.

Për të perfeksionuar rolet e tyre, aktorëve ndonjëherë u duhet të marrin përsipër sfida tepër të vështira. Bright Side sjell një shkrim, për mënyrat e habitshme se si këta aktorë transformuan trupat e tyre për role specifike të filmit.

 Hilary Swank — “Million Dollar Baby”/ Aktorja e cila duhet të shtonte sa më shumë masë muskulare konsumonte ushqim në çdo një orë e gjysmë, ku ndër të tjera pinte të bardhën e 8-12 vezëve meqë e kishte të pamundur t’i konsumonte të ziera apo skuqura. “Gjëja më e tmershme”, u shpreh ajo.
 Charlize Theron — “Monster”/ Aktorja, e cila luajti rolin e një vrasësje seriale, Aileen Wuornos u detyrua të konsumonte shumë sheqer dhe ushqim të konservuar. Përgjatë natës vendoset alarme, zgjohej dhe konsumonte djathë të cilin e mbante poshtë krevatit.
George Clooney — “Syriana”/ Besojeni ose jo, aktori e detyroi veten të konsumonte 9 vakte në ditë.
Jared Leto — “Chapter 27”/ Për të luajtur rolin e Mark David Chapman-it, vrasësin e John Lennon-it, Jared Leto piu sistematikisht një përzierje të padëgjuar lëngjesh: akullore e shkrirë, vaj ulliri dhe salcë soje.
Colin Farrell — “The Lobster/” Për hir të rolit të tij, aktori irlandez konsumoi rreth 4 mijë kalori për vakt. 2 hamburgerë me djathë, patate të skuqura, Coca-Cola, 2 feta tortë me çokollatë që në orën 10 të mëngjesit.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *